Lajme
MASHT, mysafirët e shkencës i çon në konvikt
Në “pamundësi” për t’ua paguar fjetjen në hotel “Emerald” ku edhe është mbajtur “Java e Shkencës”, mysafirët e ardhur nga shtete tjera, pas orës 22:00 ishin bartur në konvikte
Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kishte ftuar qindra mysafirë për të marrë pjesë në konferencën “Java e Shkencës 2013” që u mbajt në Prishtinë gjatë kësaj jave, mirëpo nikoqiri duke se i ka bërë llogaritë “pa hanxhi”.
Mysafirët e ardhur nga vendet e rajonit, por edhe nga diaspora, kishin qëndruar deri në orët e vona të natës duke pritur se në cilin dhomë të hotelin “Emerald” do të vendosen. Mirëpo, pas orës 22:00 iu kishte shkuar haberi, se MASHT nuk ka para t’ua pagim hotelin.
Megjithatë, siç raporton e përditshmja “Zëri”, në orët e mbrëmjes ishte gjetur një solucion për mysafirët. Ata ishin transportuar deri në Konviktin numër 6 dhe 7 të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Në këtë konferencën “Java e Shkencës 2013” ishte paralajmëruar se do të paraqiten me punimet e tyre shkencore 500 autorë dhe bashkautorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Sllovenia, Turqia dhe Austria.
Sipas deklarimeve të kësaj gazete MASHT nuk ka pasur para t’i akomodoj në hotel të gjithë mysafirët.
Burime të gazetës “Zëri” thonë se në ora 22:00, të datës 13 maj, është dashur të përgatiten vendet dhe të thirret stafi që të akomodohen pjesëmarrësit e “Javës së Shkencës” nga vendet jashtë Kosovës, dhe gjithë kjo pas një deklarimi të ministrit të arsimit, Ramë Buja se nuk ka buxhet ministria të paguajë akomodimin e tyre në hotel.
“Në mesnatë këta shkencëtar që erdhën në Kosovë u desh të barten në konvikte”, thekson ky burim zyrtar. Ndonëse, MASHT-i mohon të ketë implikime buxhetore dhe jo planifikim për akomodim të tyre.
Zëdhënësi i ministrisë së Arsimit, Arbër Morina mohon të jetë bërë ndonjë devijim në organizim apo që ministria të ketë implikime buxhetore.
Ministria ka bërë marrëveshje me Qendrën e Studentëve (QS) që të akomodojë në konvikt në dhoma të veçanta për profesor me kushte të përafërta me ato të hotelit”, ka thënë ai.
Morina ka thënë se MASHT-i nuk po përballet me problem buxhetor dhe se shpenzimi i buxhetit komplet është duke shkuar sipas planifikimit të bërë në fillim.
“Departamenti i shkencës kur është bërë planifikimi buxhetor për 2013-në, e ka paraparë dhe organizimin e Javës së Shkencës dhe është paraparë me gjithë buxhet”, ka thënë ai.
Morina ka mohuar se ministri Buja ka kërkuar të vendosen në konvikte me arsyetimin se kushton shtrenjtë në hotel. Ai thekson se bazimi në logjik e sheh të arsyeshme që ata të rrinë në konvikte me kushte të mira, pasi dhe vet Qendra e Studentëve është dikaster në shërbim të Ministrisë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












