Lajme
Oda Ekonomike e shqetësuar me AKP-në
Dorëheqjet në AKP e kanë shqetësuar OEK-në, e cila kërkon zgjedhje të njerëzve kompetente dhe të gatshme për t’u përballur me sfidat e procesit të privatizimit
Oda Ekonomike e Kosovës është e shqetësuar me zhvillimet e fundit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, prandaj kërkon nga institucionet vendore, respektivisht nga Kuvendi i Kosovës që ta menaxhoj në mënyrën më të mirë procesin e daljes nga kriza nga kjo agjenci.
Nëpërmjet një komunikate, Oda Ekonomike e Kosovës dhe komuniteti i biznesit në përgjithësi, thonë se janë duke përcjellë me vëmendje dhe shqetësim, zhvillimet e fundit rreth funksionimit të Bordit të AKP-së, të karakterizuara me dorëheqje të anëtarëve dhe Kryetarit të Bordit të AKP-së.
“OEK-u konsideron që të gjitha këto zhvillime, përcjellë me deklaratën e ambasadës së SHBA-së, që përfaqëson shtetin me kontributin më të lartë në shtet ndërtim dhe zhvillim ekonomik, ku konstatohen pengesa serioze në udhëheqjen e transformimit të pronës shoqërore, janë sinjali më i qartë që proceset që udhëhiqen nga AKP-ja nuk po shkojnë mire”, thuhet në reagimin e OEK-së.
Madje sipas tyre, këto zhvillime po shkojnë në dëm të dobi të zhvillimit ekonomik të vendit, “për më shumë po e dëmtojnë seriozisht imazhin e vendit në relacion me investitorët ndërkombëtar”.
OEK-u i jep mbështetje institucionale procesit të transformimit të pronës shoqërore, si një nga parakushtet për krijim të një strukture ekonomike që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme.
“Por kjo mbështetje e gjerë nga komuniteti i biznesit duhet të shërbej në dobi të fuqizimit të procesit, e jo në dobi të degradimit të vazhdueshëm të këtij procesi vital për ekonominë e vendit”, thuhet më tej në reagim.
OEK kërkon adresim të qartë, transparent dhe efikas të situatës së krijuar nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve tjera, përmes dhënies së rekomandimeve koncize për udhëheqje të mëtutjeshme të transformimit të pronës shoqërore nga AKP-ja.
“OEK kërkon zgjedhje të njerëzve kompetente dhe të gatshme për t’u përballur me sfidat e këtij procesi dhe rrethanat ekonomike shoqërore në Kosovë”, thuhet në fund të reagimit.
Deklarata e OEK-së pason dorëheqjen e kryetarit të Bordit të AKP-së, Blerim Rexha një ditë më parë. Dorëheqja e Rexhes erdhi menjëherë pas dorëheqjes së përfaqësueses së ambasadës së SHBA-ve nga ky bord.
Amerikania në deklaratën e saj kishte vërejtje serioze në mënyrën se si e menaxhon bordin Rexha.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










