Lajme

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovisionit

Në Malmo të Suedisë është mbajtur të enjten mbrëma gjysmëfinalja e dytë e festivalit të muzikës evropiane "Eurovision Song Contest", në të cilin është prezantuar edhe Shqipëria

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko, të cilët në ‘Malmo Arena’ të Suedisë  interpretuan rok këngën “Identitet” nuk ia dolën të fitojnë vota të mjaftueshme dhe të plasohen në finalen e “Eurovision Song Contest”.

Finalja e Eurovizionit do të mbahet të shtunën më 18 maj, ndërsa 32-vjeçari Lulgjuraj dhe 42-vjeçari Sejko do të kthehen në Tiranë.

 

17:00  Shqipëria në gjysmëfinalen e “Eurovision Song Contest”

Në Malmo të Suedisë do të zhvillohet sonte në mbrëmje gjysmëfinalja e dytë e festivalit të muzikës evropiane “Eurovision Song Contest”, në të cilin do të marrë pjesë edhe Shqipëria

Sonte, festivali “Eurovision Song Contest” nis gjysmëfinalen e dytë, pjesë e së cilës është edhe kënga shqiptare “Identitet”.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko do të interpretojnë sonte në ‘Malmo Arena’, për të fituar një vend në finale.  

Kënga do të këndohet e 14-ta në radhitje, nga 17 këngë gjithsej midis të cilave favorite mbeten përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Norvegjisë.

Nga Shqipëri dhe Kosovë nuk mund të votohet, por të gjithë ata që ndodhen jashtë  vendit mund të kontribuojnë me votën e tyre për dyshen e këngëtareve nga Shqipëria, pasi 50% e votës varet nga publiku.  

Kënga e tyre e rrymës muzikore rock “Identitet” do te interpretohet tërësisht në shqip dhe është një prej 33 këngëve nga vende te ndryshme te Evropës që janë paraqitur këtë vit.  

Nese Lulgjuraj dhe Sejko do të jenë nder 20 pjesëmarrësit e kualifikuar, ata pritet të marrin pjesë në finalen e madhe, e cila do te zhvillohet ne qytetin suedez më datën 18 maj dhe pritet te ndiqet “live” nga miliona shikues ne mbare Evropën.

“Eurovision Song Contest” mbledh 25 këngë, pesë që kualifikohen automatikisht dhe dhjetë për çdo gjysmëfinale. Loreen me këngën “Euphoria” ia solli vitin e kaluar fitoren e pestë shtetit suedez, në 60 vjet histori të këtij festivali.