Shkurt.ch
Presion Zvicrës për sekretin bankar
Ministrat e financave të BE-së ranë dakord që të nisin negociatat me Zvicrën dhe katër vende të tjera joevropiane, për një marrëveshje për shmangien nga evazioni fiskal
Deri para pak kohësh Austria kishte mbrojtur sekretin bankar në vend dhe nuk i kishte siguruar të dhënat për klientët e vendeve të tjera.
Ministrja austriake e Financave, Maria Fekter, deklaroi para fillimit të takimit të ministrave të Financave në Bruksel se tani ajo do të “zhbllokojë” dhe do të bashkohet me shumicën brenda BE-së që synon masa më të forta kundër evazionit fiskal.
Më parë kishte lëshuar pe edhe Luksemburgu, i cili gjithashtu fillimisht refuzonte përcjelljen e të dhënave bankare.
Mandati i negocimit që mori tani Komisioni i BE-së nga ministrat e financave nuk është formuluar plotësisht. Duket se negociatat nuk duhet të rëndohen me kërkesa konkrete.
Objektivi është që Zvicra të pranojë të marrë pjesë në shkëmbimin automatik të të dhënave bankare.
Atëherë të ardhurat nga kapitali, e para së gjithash nga interesat, që merren nga një llogari në Zvicër apo një tjetër parajsë fiskale në Evropë do t’u njoftoheshin autoriteteve fiskale në vendin e origjinës.
Brenda BE-së ekziston që prej vitit 2005 një marrëveshje e tillë e shkëmbimit automatik të të dhënave në 25 nga 27 vendet anëtare. Deri tani atë e kundërshtonin vetëm Luksemburgu dhe Austria. Objektivi i qartë i ministrave të financave të BE-së është të bëjnë këtë lloj krahasimi të të dhënave në nivelin e një standardi global.
Në këtë përpjekje ata morën së fundi mbështetje edhe nga Azia. Singapori njoftoi të martën se dëshiron të marrë pjesë në këmbimin e të dhënave fiskale. Me vendimet e Brukselit dhe Singaporit, shtohet trysnia ndaj Zvicrës për të zbutur sekretin e saj bankar.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












