Shkurt.ch
Anulohen 5756 fluturime të dëbimit
Autoritetet kanë dëbuar në mënyrë të kontrolluar nga Zvicra 13.801 persona në vitin 2012
Një vit më herët ishte raportuar për 9.461 persona të deportuar, 30 për qind më pak. Ndërkohë bëhet e ditur se 5.756 fluturime të dëbimit ishin anuluar vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, deputeti nacional i SVP-së, Thomas Hurter, ka kërkuar transparencë të shpenzimeve nga deportimet e anuluara me azilkërkues?
Rreth gjysma e anulimeve kanë të bëjnë me personat të cilët kanë refuzuar të largohen nga Zvicra, përgjigjet Këshilli Federal. Më 2012 para deportimit 2395 njerëz janë “zhdukur”. Më 2011 ishin regjistruar vetëm 1395 raste të tilla. Shifrat flasin për 732 njerëz që kanë refuzuar të largohen nga Zvicra në vitin 2012, ndërsa në vitin 2011 janë regjistruar vetëm 520 raste.
“Për koston totale nuk ka të dhëna”, përgjigjet Qeveria. Ndërsa kostoja nga linjat ajrore të anuluara me azilkërkues kap shumë prej 700.827 frangash në vitin 2012, ndërsa një vit me herët 569.325 franga.
Derisa autoritetet zvicerane nuk japin të dhëna për koston totale nga fluturimet me azilkërkues të dëbuar, deputeti nacional i SVP-së, Hurter, ka supozuar se çdo vit 17.000 azilkërkues janë deportuar nga Zvicra dhe vlerësohet për shpenzime të paktën për 1000 franga për një person, që i bie për një total prej 17 milionë frangash në vit, transmeton “Argauerzeitung”.
“Nga ana tjetër, prej 1400 shtretërve ekzistues mungojnë rreth 4600″, thotë zëdhënësi i Zyrës Federale për Migracion, Michael Glauser. Deri në fund të vitit 2013 Zyra Federale për Migracion, kantonet, komunat dhe qytetet do të zbatojnë një plan të përgjithshëm për strehimin e azilkërkuesve
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













