Lajme
Në shitje tokat e ish-ndërmarrjeve shoqërore
Në periudhën e fundit AKP ka nxjerrë në shitje mijëra hektarë tokë të ndërmarrjeve shoqërore. Vetëm nga “Ratar” e Llapllasellës do të shiten 150 hektarë tokë bujqësore
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në valën 57 dhe 58 të privatizimit ka nxjerrë në shitje mijëra hektarë tokë bujqësore të ish-ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. Këto prona janë ndarë në parcela më të vogla, me qëllim që të privatizohen me lehtë.
Në këtë valë të privatizimit e cila është shpallur me 25 prill dhe do të mbyllet më 25 maj, AKP-ja, siç raporton “Zëri” ka nxjerrë në shitje dhjetëra toka bujqësore, por edhe ndërmarrje tjera që gjenden në veri të vendit.
Në këtë valë “AKP-ja ka nxjerrë 56 hektarë tokë vreshta joaktive në fshatin Randobravë, sipërfaqe e mjaftueshme tokësore me kushte klimatike të përshtatshme për prodhimin e rrushit.
Po ashtu, në këtë valë të privatizimit AKP-ja ka nxjerrë në shitje edhe qindra hektarë tokë të ndërmarrjes “Ratar” e cila gjendet në zonën kadastrale Llapllasellë komuna e Graqanicës. Ratar, e ndarë në tri zona, përfshinë 150 hektarë tokë bujqësore.
Po ashtu, në këto dy valë të privatizimit AKP-ja ka nxjerrë në shitje edhe 74 hektarë tokë në fshatin Binxhë, komuna e Klinës.
Në shitje po ashtu janë hedhur edhe 7 hektarë tokë bujqësore në fshatin Siqevë të Klinës, 7 hektarë në fshatin Dobresh, komuna e Vitisë, 11 ari në fshatin Muhoc komuna e Ferizajt.
Në këto dy valë të privatizimit AKP-ja, sipas të njëjtit raport, po ashtu ka nxjerrë në shitje edhe 119 hektarë tokë në fshatin që shtrihet ne Zonat Kadastrale Poterq i Poshtëm dhe Poterq i Epërm në komunën Klinë.
Investitorët e mundshëm po ashtu nëpërmes këtyre dy valëve të privatizimit do ta kenë mundësinë që të blejnë dhe 108 hektarë tokë që gjendet në zonat kadastrale Kusar/Kodra Hutit, Skivjan, Osek Hile dhe Rracaj në Komunën Gjakovë.
Shkelzen Lluka është drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai thotë se pjesa më e madhe e tokave që janë nxjerrë në shitje, iu janë dhënë me qira personave të ndryshëm. Por, sipas tij, ka edhe toka që nuk punohen fare, por edhe disa nga to janë të uzurpuara nga persona të ndryshëm.
Sipas tij, në valët e mëhershme të privatizimit interesimi i investitorëve për të investuar në toka bujqësore ka qenë shumë i madh.
“Deri më tash janë privatizuar mijëra hektarë tokë, pronë e ndërmarrjeve shoqërore”, tha Lluka për “Zëri”
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











