Lajme
Kthehen protestat në Preshevë
Protesta sipas organizatorëve, ka për qëllim shprehjen e revoltës ndaj mos përfshirjes së shqiptarëve të Luginës në bisedimet fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë
Të pakënaqur me trajtimin politik, ekonomik, social dhe kulturor, që po ua bënë Beogradi zyrtar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këta të fundit kanë vendosur të protestojnë të shtunën në Preshevë, duke kërkuar më shumë të drejta.
Madje, të inspiruar edhe nga marrëveshja Kosovë-Serbi e cila u jep autonomi të gjerë serbëve në veri, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të drejtat të njëjta me ato të serbëve në veri.
Është Lëvizja për Bashkim, një parti politike kosovare e cila ka shprehur mbështetjen e fuqishme për këtë nismë duke konsideruar se protestat duhet të jenë të vazhdueshme, deri në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës Lindore.
Jonuz Musliut është kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe ish-udhëheqës politik i ish-guerilëve të UÇPMB-së.
Ai ka thënë për Kosovapress, se protesta para së gjithash bëhet në shenjë revolte ndaj paralajmërimeve të Gjykatës serbe të Apelit për rikthim të të ashtuquajturit Grupi i Gjilanit, ku akuzohen disa të rinj preshevarë për krime lufte të kryera ndaj civilëve serb gjatë luftës në Kosovë.
Organizatorët e protestës së paralajmëruar, përfaqësuesit e spektrit politik shqiptarë, përmes protestës e mbështesin edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, për aktivitetet e saja të ndërmarra gjatë muajit maj në përkujtimin e dëshmorëve të kombit.
Protesta sipas organizatorëve ka për qëllim shprehjen e revoltës ndaj mos përfshirjes së shqiptarëve të Luginës reciprokisht në raport me serbët e veriut të Kosovës në bisedimet fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kjo madje siç thuhet imponon rimobilizimin e faktorit politik shqiptarë në artikulimin e kërkesës për zgjidhjen e problemit politik të Luginës së Preshevës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











