Lajme
Takimi dështon, s’ka plan për zbatim të marrëveshjes
Delegacioni i Kosovës e ka braktisur takimin ku po diskutohet plani i zbatimit të marrëveshjes Thaçi-Daçiq. Zëvendëskryeministri Kuçi tha se kjo është humbje kohe
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe delegacionit të Serbisë që u mbajt për dy ditë rresht në Bruksel. Palët sërish kanë shfaqur qëndrime kontradiktore rreth integrimit të komunave serb në veri, duke pamundësuar nënshkrimin e një plani veprues për zbatimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq.
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shprehu keqardhje që palët nuk janë marrë vesh, duke deklaruar gatishmërinë e Prishtina për arritjen e planit për implementim
“Plani do të sqaronte veprimet konkrete të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, që do të ndalonte veprimin e strukturave ilegale të sigurisë dhe të drejtësisë, që do mundësonte përgatitjet për ndërtimin e strukturave institucionale sipas ligjeve të Kosovës që të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës këtë fundvit”, ka thënë Kuçi.
Në anën tjetër, pala serbe ka pasur qëndrim për diskutim të temave jashtë marrëveshjes apo interpretim tjetër nga përmbajtja e marrëveshjes.
Delegacioni i Kosovës, siç thuhet në një kumtesë të qeverisë, ka prezantuar idenë që ky plan të diskutohet në takimin e ardhshëm në mes të dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton.
Delegacioni i Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për angazhimin e përfaqësuesve të BE-së dhe pret që edhe në të ardhmen të vazhdohet puna në implementimin e marrëveshjes së arritur.
Zëvendëskryeministri kosovar e ka komentuar këtë si një humbje kohe dhe dhënie e përshtypjes se po diskutohet për gjëra të tilla para partnerëve ndërkombëtarë. Andaj, ai ka propozuar që takimi i radhës të jetë në nivel kryeministrash.
“Jemi të interesuar që të diskutojmë për çështje konkrete, për zbatim të asaj që është arritur më 19 prill dhe besoj se një veprim i tillë tani duhet të kalojë në nivel të kryeministrave dhe zonjës Ashton”, është shprehur Kuçi, duke sqaruar se takimi i tillë mbase do të mbahet më 21 maj.
Ndërkaq, mediat në Prishtinë sjellin edhe qëndrimin e palës serbe. Drejtuesi i delegacionit të Serbisë, Marko Gjuriq, këshilltar politik i presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, ka akuzuar delegacionin kosovar se ka lëshuar takimin. Ai ka thënë se delegacioni serb ka pasur frymë konstruktive.
“Delegacioni shqiptar i ka lëshuar bisedimet dhe më nuk do të marrin pjesë në këto bisedime. Do ta them publikisht atë që ua kemi thënë edhe direkt: i thërras që të kthehen në tryezën e bisedimeve, nuk ka vend dhe kohë më të mirë për të zgjidhur problemet tona”, ka thënë ai
Nuk ka rrethana më të mira për të hartuar planin e zbatimit, i cili sipas Gjuriq, do të jetë në interes të të dyja palëve. “Dëshirojmë që kjo të kuptohet në Prishtinë dhe ky dialog të vazhdojë, pasi që është i një rëndësie të madhe për të dyja palët”, tha Gjuriq.
Por, i pyetur të komentojë propozimet e palës serbe që të hapen temat si çështje e Kishës Ortodokse, kushtet pë rintegrimin e bashkësisë serbe në institucionet qendrore dhe çështja e pasurisë, Hajredin Kuçi ka thënë.
“Nuk kemi mandat për një gjë të tillë, nuk është çështje që duhet ta debatojmë. Unë si në shaka kam thënë, por edhe seriozisht se atëherë po flasim për Luginën e Preshevës, për gjenocidin e Serbisë, për kohën e Millosheviqit, dëmet e luftës, pastaj duhet të flasim për energjetikën, telekomunikacionin dhe të pagjeturit, dhe jo për tema që janë mbyllur dhe hapja e tyre hap telashe dhe nuk ka arsye që të jenë temë e përbashkët me Serbinë”, ka thënë Kuçi.
Për këtë arsye, Kuçi ka theksuar se dialogu duhet të kalojë në nivel kryeministrash.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











