Lajme
Ekonomia e Kosovës po e rrit konkurrencën
Në Prishtinë u hap panairi “Prishtina 2013”, i cili mblodhi përfaqësues të biznesit nga Kosova dhe rajoni. Ekonomia e Kosovës po rritet vazhdimisht, tha ministri Beqaj
Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj iu bërë thirrje afaristëve kosovarë që të aplikojnë me projekte konkrete për përfitimin e fondeve nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila ka parashikuar 150 milionë investime për këtë vit.
“Strategjia e BERZH-it parasheh diku në këtë vit rreth 150 milionë euro investime në fusha të ndryshme siç janë: investimet në sektorin e energjisë, në sektorin e ndërmarrjeve publike për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në energji të ripërtërishme”.
“Është paraparë edhe sektori privat andaj iu bëj thirrje që të filloni të mendoni, të aplikoni në BERZH dhe në cilësinë e guvernatorit të Republikës së Kosovës pranë BERZH-it”, deklaroi Beqaj.
Këto komente ai i bërë në hapjen e Panairit “Prishtina 2013”, ku morën pjesë drejtues të resorëve qeveritare që mbulojnë fushat e ekonomisë, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë të shumtë.
Beqaj tha se tha se panairi në Prishtinë filloi në kushte jashtëzakonisht të vështira, mirëpo bashkë me ekonominë e Kosovës po përmirësohen dukshëm. “Ehe ekonomia e Kosovës po përfaqësohet në mënyrë të denjë çdo vit e më mirë”, deklaroi ai.
Madje në këtë panair ai tha se pas anëtarësimit të Kosovës në BERZH, javën e kaluar ka kaluar edhe strategjia e Kosovës në Bordin e BERZH-it, ndërsa në javën e ardhshme, ai tha se bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Konferencën vjetore të BERZH-it.
Ai tha se në emër të kryeministrit të Kosovës do të mundohet t’i trajtojë sa më mirë, sa më shpejt dhe sa më efektive kërkesat të cilat vijnë nga ana e biznesit.
Kreu i MZHE-së ka uruar të gjithë pjesëmarrësit që këto ditë të kenë aktivitet të mirë, nënshkrime të kontratave, prezantime sa më të suksesshme të produkteve, ndërsa shtoi se ky është argumenti më i mirë që ekonomia e Kosovës po e rrit konkurrencën e vet në vend dhe në rajon.
Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila theksoi se institucioni që e udhëheq është zotuar se do ta përmirësojë ambientin e të bërit biznes, duke bërë reforma rrënjësore për t’ua bërë të mundur bizneseve operimin më lehtë në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështesë ndërmarrësinë dhe inovacionin në mënyrë që vendi ynë të ketë sa më shumë biznese të suksesshme, të cilat janë financiarisht të qëndrueshme dhe që mund të mbijetojnë në tregun e hapur vendor, rajonal e global”, theksoi Kusari-Lila.
Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku tha se Bashkimi Evropian më shumë se union politik është një union ekonomik dhe ideja e BE ka lindur nga ideja dhe nevoja për një treg të përbashkët.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











