Lajme
Paditen familjarët që morën pensione për të vdekurit
Autoritetet kosovare kanë paditur disa familjarë që kanë tërhequr pensione për prindërit e vdekur. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, u kërkua kthimin e 10 mijë e 640 eurove
Më shumë se shtatë mijë kosovarë i kanë shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme pensionet për prindërit e tyre. Ata i kanë tërhequr mjetet nga kontot bankare edhe pas vdekjes së prindërve. Ky avaz ka vazhduar për vitet të tëra derisa autoritetet iu kanë rënë në gjurmë.
Por, tani ekzekutivi ka vendosur që mjetet e tërhequra kundërligjshëm nga familjarët e pensionistëve të vdekur duhet t’i kthejnë në arkën shtetërore. Madje siç raporton JNK, familjarët po ndiqen nëpërmjet padive gjyqësore për këtë shkelje.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kërkoi kthimin e 10 mijë e 640 eurove nëpërmjet këtyre padive. Shuma që i është kthyer MPMS-së gjatë atyre nëntëdhjetë ditëve është rreth 7 mijë e 270 euro.
Zyra për media e kësaj ministrie tha se në tremujorin e parë të 2013-tës janë parashtruar 26 kërkesa për ushtrim të padisë. Kërkesat ajo i dërgoi tek Ministria e Drejtësisë, përkatësisht divizioni për përfaqësim gjyqësor, që ngrehë padi në emër të qeverisë.
Që pensionet të mos tërhiqen nga të autorizuarit, Qeveria vendosi në vitin 2011, përmes një udhëzimi administrativ, që pensionistët të paraqiten në Administratën Pensionale për çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se ende janë gjallë.
“Pensionistet ankoheshin se u binte të paraqiteshin shpesh”, thotë Behxhet Gaxhiqi, këshilltar politik për çështje sociale i ministrit Nenad Rashiq. “Por kjo ka ndihmuar në evitimin e mashtrimeve”, ka thënë ai.
“Në kuadër të Departamentit të Administratës Pensionale të MPMS-së po ashtu ekzistojnë ekipet mobile nëpër rajone dhe sektori i kontrollit që merren vetëm me verifikimin në terren se a janë në jetë shfrytëzuesit e pensionit apo jo”, thotë Gaxhiqi.
Ministria konfirmoi se prej vitit 2009 deri në vitin 2013 janë bërë gjithsejtë 916 kërkesa nga MPMS-ja për të ngritur padi për veprën “pasurim i pabazë”. Divizioni për Përfaqësim Gjyqësor, ndërkaq ka ngritur 734 padi gjatë viteve kundër personave që tërhoqën pensione në emër të familjarëve të vdekur.
Zyra për Media e Ministrisë së Drejtësisë pohoi se vetëm në vitin 2013 janë ngritur tetë padi nga gjashtë kërkesa që janë bërë nga Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale. Ka raste kur gjykata e hedh poshtë padinë e ngritur nga Ministria e Drejtësisë.
Gjatë vitit 2012 e 2013 janë nxjerrë 117 aktgjykime nga gjykatat nëpër Kosovë. MD-ja fitoi në 49 raste ndërsa humbi 6 raste në vitin 2012. Në vitin 2013, MD-ja fitoi 46 raste ndërsa humbi 16 raste.
Ndryshe, Kosova ka mbi 175 mijë pensionistë, ose bërë një llogari të thesjhtë rreth 10 për qind e trungut të popullit janë pensionistë. Numri i pensionistëve në dhjetor të vitit 2012 ishte për 4 mijë e 553 më i vogël.
Në dhjetor MPMS-ja ndau 170 mijë e 947 pensione, ndërsa në mars të vitit 2013 u shpërndanë 175 mijë e 500 pensione. Shteti me një buxhet prej 1.6 miliardë eurosh, sipas JNK, ka paraparë që gjatë këtij viti të shpërndajë 147 mijë e 69 mijë euro në formë pensionesh e ndihmash.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










