Lajme
Bizneset janë për reduktim të festave zyrtare
Numri i ankesave nga bizneset ka qenë i madh që të ketë reduktim të këtyre festave apo ditëve të pushimeve
Gjatë një viti Kosova shënon 11 festa zyrtare, të cilat përveç shënimit të tyre, lidhen edhe me ditë pushimi. Po ashtu, këto festa zyrtare në rast se bien në ditë vikendi ato gjithsesi lidhen me ditët tjera. Këto ditë të shumta pushimi, kanë bërë që përfaqësues biznesesh të ankohen dhe të kërkojnë shkurtimin e tyre, pasi që, siç thonë ata, po dëmtohen, shkruan radio Evropa e Lirë.
Shoqatat ekonomike, të cilat përfaqësojnë bizneset e shumta në Kosovë, thonë se numri i ankesave nga bizneset ka qenë i madh dhe për këtë kanë kërkuar që të ketë reduktim të këtyre festave apo ditëve të pushimeve.
Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike, si dhe Pashkët Ortodokse.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i madh i festave zyrtare paraqet një problematikë për bizneset në Kosovë, e në veçanti për bizneset e vogla.
“Është problematikë, për shkak se u pamundëson bizneseve që të jenë produktive. Me numër të madh të festave dhe lidhje të ditëve të pushimit, bën që të rritet kostoja e prodhimit te bizneset prodhuese. Ka pasur një ndikim edhe te bizneset e vogla, pasi që e kanë të pamundur që të bartin koston e fuqisë punëtore të lidhura në procesin e punës”, thotë Zeka.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë vitit të kaluar në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kishte kërkuar që të reduktohet numri i festave dhe të mos ketë lidhje të ditëve që nuk janë pushime zyrtare me ditët tjera të pushimeve zyrtare.
Arian Zeka nga OEAK, thotë se në draft-ligjin për festat zyrtare që atyre iu është sjellë nga Qeveria e Kosovës, kanë parë se disa kërkesa të tyre janë marrë parasysh.
Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, konsideron se festat zyrtare, të cilat janë të përcaktuara me ligj, janë më shumë se në disa vende të tjera.
“Në Kosovën, e cila ka nevojë për më shumë investime; e cila ka nevojë për më shumë konsum për rritje të shpenzimeve të brendshme, që e çon Kosovën drejt rritjes ekonomike, këto festa në disa raste po dëmtojnë bizneset”, shprehet Shahini.
Çështjen e numrit të madh të festave zyrtare kohë më parë ishte diskutuar edhe nga Qeveria e Kosovës, por nuk është ndërmarrë ende asgjë për ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare.
Ditën e Evropës, e cila në Kosovë është ditë feste dhe në atë ditë pushohet, Agim Shahini nga AKB-ja, e konsideron të tepërt.
“Kur kemi parasysh proceset e integruara, proceset demokratike ka disa festa që duhet të mbesin festa, por është e pakuptimtë të festohet Dita e Evropës kur vetë Evropa nuk e feston këtë ditë”, thekson Shahini.
Sidoqoftë, institucionet publike janë ato, të cilat më së shumti zbatojnë Ligjin për festat zyrtare, derisa sektori privat jo të gjitha festat zyrtare i bën ditë pushimi.
E-Diaspora
-
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së Eva Millona, shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri emërohet në nivel të lartë në administratën... -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











