Lajme
NZZ: Biznese me organet njerëzore si “pjesë rezervë”
Ky trafik ilegal u zbulua kur, në nëntor të vitit 2008 një i ri turk, dhurues i veshkës pësoi kolaps në aeroportin e Prishtinës dhe mjekët konstatuan se atij pak kohë më parë i ishte nxjerrë një veshkë
Me dëgjimin e rreth 80 deklaratave të dëshmitarëve, janë shqiptuar dënimet e shkallës së parë në procesin mbi transplantimet ilegale të organeve në një klinikë private të Prishtinës. Një trup gjykues prej tre vetash, dy të Eulex-it dhe një vendor ka gjykuar pesë të akuzuarit me masa dënimi prej gjithsej 20 vitesh burg. Në fokus të padisë ishte akuza se në vitin 2008 në klinikën Medicus në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ata kishin marrë pjesë në transplantimin e së paku 23 veshkave dhe me këtë janë bërë pjesë e trafikut me qenie njerëzore.
Të gjithë dhënësit e organeve vinin nga regjione të varfra të vendeve si Rusia, Moldavia, Turqia ose Kazakistani, ku jetonin në kushte të vështira. Ata ishin joshur për të ardhur në Prishtinë duke iu premtuar se për një veshkë të shitur do të marrin në mes të 10 mijë dhe 12 mijë euro.
Disa prej këtyre nuk i kishin parë kurrë shumat e premtuara të parave. Ndërsa pranuesit e organeve ishin pacientë të pasur, shumica e të cilëve ishin nga Izraeli , paguanin nga 80 mijë deri 100 mijë euro për një veshkë. Ky trafik ilegal u zbulua kur, në nëntor të vitit 2008 një i ri turk, dhurues i veshkës pësoi kolaps në aeroportin e Prishtinës dhe mjekët konstatuan se atij pak kohë më parë i ishte nxjerrë një veshkë.
Të akuzuarit, gjatë gjithë procesit kanë mohuar çfarëdo sjellje të tyre të kundërligjshme. Drejtori i klinikës, urologu Lutfi Dervishi megjithëkëtë është shpallur fajtor për kriminalitet të organizuar dhe trafik me qenie njerëzore dhe është dënuar me tetë vite burg. Djali i tij, Arbai, po ashtu mjek, është dënuar me shtatë vjet e tre muaj burg. Ndërsa Sokol Hajdini, anesteziolog, i cili i ka asistuar kirurgut turk Yusuf Sonmez gjatë transplantimit të organeve, ka marrë tre vjet burg. Dy mjekë terë janë dënuar me nga një vit burg ndërsa ish sekretari në Ministrinë e shëndetësisë, Ilir Rrecaj është shpallur i pafajshëm.
Përveç dr. Sonmez, të cilin mediet lokale e quajnë “doktor Frankenstein”, është edhe Moshe Harel nga Izraeli, cili sipas padisë, bashkë me Sonmez-in dhe Dervishin ka “tërhequr penjtë” e gjithë këtij trafiku ilegal. Harel ka rekrutuar dhuruesit potencialë të organeve. Ata të dy ndodhen në listën e interpolit. Pasi që dhuruesit ndodheshin në një vend të panjohur për ta, si Prishtina, ata ishin viktimë e lehtë për tu manipuluar dhe për t`i detyruar të nënshkruajnë në dokumente të falsifikuara.
Fakti se procesi ka zgjuar interesim të madh lidhet edhe me raportin nga viti 2010 të ish raportuesit special të Këshillit të Evropës, zviceranit Dick Marty. Ai në raportin e tij fajësonte kryeministrin kosovar dhe ish komandantin e UÇK-së Hashim Thaçin se pas përfundimit të luftës së Kosovës në vitin 1999 ishte përfshirë në tregtinë me organe njerëzore, të cilat gjoja u janë nxjerrë serbëve dhe shqiptarëve të etiketuar si kolaboracionistë.
Kjo akuzë që nga vjeshta e vitit 2011 është duke u hetuar në mënyrë të ndarë nga Eulex-i, nën drejtimin e amerikanit John Clint Williamson. Marty shprehet i bindur se ekziston një lidhje në mes të tregtisë me organe nga paslufta dhe rastit Medicus.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













