Lajme
Migrimi në rritje
Edhe pas pesë vjetësh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk është zbehur interesimi i qytetarëve për të migruar jashtë vendit, thonë sociologë kosovarë
Sipas një hulumtimi që ka bërë Shoqata e Sociologëve të Kosovës, thuhet se ky trend ështënë rritje e sipër.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Maloku, shprehet se trendi për të migruar në vendet perëndimore, ka qenë aktual që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, por me rritjen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë, migrimi nuk shihet si dëshirë, por si nevojë për të mbijetuar.
Maloku shpreh shqetësimin se kjo dukuri mund të arrijë përmasa serioze, nëse autoritetet e vendit nuk ndërmarrin masa në këtë drejtim.
“Sot në Kosovë, kemi kontingjente të reja që hyjnë në tregun e punës dhe që asnjëherë nuk kanë dalë jashtë kufijve të Kosovës. Ky është një trend negativ, që të rinjtë tanë i frustron dhe i bën më interesant dalja jashtë. Pasi krejt Evropa qarkullon lirshëm, kosovarët janë në një ambient të izoluar, në një oazë, ku u pamundësohet të ‘bashkëjetojnë’ me bashkëmoshatarët e tyre evropianë”, vlerëson Maloku, transmeton Evropa e Lirë.
Një ndër parakushtet për liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian, është parandalimi i migrimit ilegal. Qeveria e Kosovës, është shprehur e gatshme që t’i përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE-ja.
Pavarësisht kësaj, disa të rinj kosovarë nuk hezitojnë të tregojnë dëshirën e madhe për migruar në vende të ndryshme të botës. Perspektiva për jë jetë më të mirë, është arsyeja që të rinjtë do ta braktisnin Kosovën.
Blerimi, 23-vjeçar, është student dhe njëherësh punon edhe në sektorin privat. Jeta është bërë e vështirë, gjërat e nevojshme për jetë janë shumë të shtrenjta, kështu që sipas tij, pagat në Kosovë nuk mundësojnë një jetë normale.
Për këtë Blerimi është i gatshëm ta ndërpresë kontratën e punës dhe të marrë rrugën për ndonjë shtet tjetër perëndimor.
Ajo çka mbetet shqetësuese në këtë drejtim, sipas sociologut Fadil Maloku, është se të rinjtë Kosovën po e braktisin në mënyrë të paligjshme me dokumente të falsifikuara.
“Migrimet janë ilegale dhe shfrytëzohen të gjitha mundësitë: blerja e pasaportave, vizave. Kjo është pasojë e situatës socio-ekonomike, frustrimit kolektiv që ekziston te të rinjtë kosovarë, duke marrë parasysh se Kosova është një ndër vendet me moshë mesatare, demografi më të re në gjithë Evropën”, thekson Maloku.
Sidoqoftë, zyrtarë të Qeverisësë Kosovës tashmë sa herë kanë deklaruar se koha e migrimit ilegal ka përfunduar dhe Kosova është në proces të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së.
Sipas tyre, migrimi jashtë vendit duhet bërë në forma ligjore, duke përfshirë këtu migrimin për qëllime studimi, punësim sezonal, shkëmbime eksperience, si dhe trajnime të ndryshme.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













