Lajme
364 vetura shiten për 50 mijë euro
Veturat nuk kanë qenë në gjendje të rregullt, por çmimi ka qenë tepër i ulët. Secila veturë është shitur për 136 euro, aq sa është vlera e një veture që shitet vetëm për hekur
Komuna e Prishtinës ka shitur në ankand publik 364 vetura të vjetra, vetëm për 50 mijë euro. Sipas një përllogaritje aritmetike, secila veturë është shitur për 136 euro, që del se vlera e një veture vetëm për hekur të papërpunuar e k të njëjtën vlerë.
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë se këto veturat nuk kanë qenë pronë e Komunës dhe si të tilla nuk kanë qenë në gjendje të rregullt.
Asdren Osaj është zëdhënës i Komunës së Prishtinës. Ai ka thënë për “Zëri” se
veturat e shitura kanë qëndruar në parkingun e merimangave në Fushë-Kosovë, ndërsa janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, dhe për vite të tëra, askush nuk ka shprehur interesim për to.
“Ato vetura janë totalisht të papërdorshme dhe asnjëra prej tyre nuk është pronë e Komunës së Prishtinës. Ato janë konfiskuar nga policia. Pasi që për vetë të tëra ato nuk kanë mundur të tërhiqet komuna në bazë të ligjit ato detyrohet t’i shesë përmes ankandit”, tha ai.
Sipas zyrtarëve të komunës, në këtë tender janë shitur gjithsej 364 vetura, ku blerësit e tyre kane qenë persona fizikë dhe juridikë.
Ndryshe, nuk është vetëm Komuna e Prishtinës që po shet automjete me çmime të lira. Një praktike të tillë e kanë ndjekur dhe po e ndjekin edhe institucionet tjera të Kosovës.
Edhe Komuna e Klinës para pak ditësh ua ka shitur disa veturave personave fizik me çmime qesharake.
Një “Nissan Pick up”, me targa të regjistrimit 03-318-BM, komuna e ka shitur për 1676.00 euro, derisa disa vetura tjera të markës “Lada Niva” i ka shitur prej 420 deri në 620 euro.
Vetura me çmime të lira e që i ka pasur jashtë përdorimit ka shitur edhe Komuna e Pejës. Para pakë kohës përmes një ankandi publik komuna ka shitur disa automjete me çmime prej 300 deri në 1700 euro, të cilat kryesisht i kanë blerë personat fizikë.
Komuna një veturë “Kia” të prodhuar në vitin 2001, e ka shitur për 199 euro, derisa një “Jeep Cheroki” për 565 euro.
Po ashtu, edhe Doganat e Kosovës kanë nxjerrë në shitje 17 automjete, ku çmimet e janë tejet minimale me çmimet e atyre automjeteve në treg.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











