Lajme
Miratohet ligji i ri kundër duhanit
Me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të duhanit nëpër zona të mbyllura, si dhe gjobat në rast se ligji nuk zbatohet
Pas një debati shumë të gjatë dhe dëgjimeve të publike, Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të deputeteve e miratoi të enjten Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili e ndalon në mënyrë rigoroze smokingun nëpër zona të mbyllura.
Me 71 vota për, 2 abstenime dhe asnjë votë kundër, ligjvënësit e kanë miratuar ligjin për kontrollin e duhanit. Me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të duhanit të produkteve të duhanit, si dhe gjobat në rast se ligji nuk zbatohet.
“Me ligjin e ri, ndalohet pirja e duhanit 100 për qind në hapësira publike, hapësira të punës, mjetet e transportit publik dhe në disa hapësira të hapura të përcaktuara sipas këtij ligji”, raporton REL, duke cituar ligjin e miratuar
Sponsoruesi i këtij projektligji, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani i ka falënderuar të gjithë deputetët që me argumentet e tyre i kanë kontribuar miratimit të këtij ligji të sponzoruar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, sipas disa statistikave, rreth 30 për qind e popullit të Kosovës janë duhanpirës aktiv, kurse 21 për qind e shtatzënave konsumojnë duhanin. 54 për qind e të porsalindurve, ndërkaq i ekspozohen pirjes së duhanit në ambiente familjare
Sipas UNICEF-it, 18.6 për qind e nxënësve të anketuar të shkollave të mesme, pinë nga 10 cigare brenda 24 orëve.
Ndryshe, duhanpirja e shkakton shumicën e llojeve të kancerit, në veçanti kancerin e mushkërive, leukeminë akute mieloide, kancerin e fytit dhe laringut, kancerin e gojës, kancerin e lukthit, pankreasit, të gjirit, lindje të parakohshme, sëmundje të sistemit kardiovaskular, etj etj.
Duhani tek shqiptarët është konsumuar pas qindra vjetësh. Madje supozohet se shqiptarët kanë pirë duhan edhe atëherë kur ndëshkimi ka qenë tepër i rëndë, në kohën Mbretërisë Jugosllave në ish-Jugosllavinë e vjetër, por edhe në Shqipërinë e hershme. Madje ishte Mbreti Zog që ka thyer edhe rekordet e Guinness-it, duke pirë 300 cigare brenda 24 orëve.
Sipas një përllogaritje, kosovarët shpenzojnë rreth 2300-2500 cigare për kokë banori në vit. Kjo shifër është aproksimative edhe me vendet tjera të rajonit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













