Lajme
Papunësia, brenga më e madhe e kosovarëve
Sipas një sondazhi, më shumë se gjysma e popullit të Kosovës brengosën për çështjen e punësimit. Në pyetjen se cila parti politike do të mund ta zgjidhte papunësisë, 45 % përgjigjen “asnjëra”
Papunësia është brenga më e madhe e qytetarëve të Kosovës, ndërsa çështjet politike mbesin në rend të tytë e të tretë. Sipas një sondazhi që ka zhvilluar një organizatë ndërkombëtare, del se 56 për qind e të anketuarve janë deklaruar të shqetësuar për mospunë.
Të anketuarit konsiderojnë se politikanët duhet të fokusoheshin më shumë në çështjen e punësimit se sa në çështjet tjerat. Derisa 56 për qind të kosovarëve i brengos çështja e papunësisë, 17.8 për qind janë të brengosur për zhvillimin e ekonomisë, ndërsa 15 për qind se si të ulet niveli i korrupsionit.
Nga 2 për qind të kosovarëve janë të brengosur për sistemin shëndetësor, arsimin si dhe përmirësimin e përgjithshëm të standardit të jetës. Çështjet tjera si feja, infrastruktura, shtimi i njohjeve, etj kanë rezultuar me më pak se 1 për qind në listën e top-prioritetit të kosovarëve.
Këtë sondazh e ka publikuar gazeta elektronike “Express”, por nuk i përmend emrin se cila është kjo organizatë që ka bërë këtë sondazh.
Në pyetjen se cila parti politike do të mund ta zgjidhte problemin e papunësisë, 45 për qind të qytetarëve përgjigjen “asnjëra”. PDK-së 14 për qind i besojnë se mund ta zgjidhë problemin e papunësisë, LDK-së 11 për qind, Vetëvendosje 8.5 për qind, AAK 6.8 për qind, ndërsa AKR 5.6 për qind.
Radhitje tjetër fitohet nëse bëhet pyetja se cila parti do ta luftonte korrupsionin më shumë.
50 për qind përgjigjen “asnjëra” nga partitë, ndërkaq 13 për qind thonë se këtë mund ta bëjë Vetëvendosje, 9.5 për qind LDK, ndërsa partia që është në pushtet tash e 5 vite, PDK, konsiderohet e besueshme për luftën kundër korrupsionit vetëm nga 8.6 për qind e kosovarëve. Për AAK deklarohen 7.5, ndërsa për AKR 2 për qind.
Ndërsa duke i përgjigjur pyetjes se cila parti do ta zhvillonte ekonominë e vendit, 40 për qind përgjigjen kanë thënë “asnjëra”, por 16 për qind deklarohen për PDK, 12.3 për LDK, ndërsa vendin e tretë e fiton AKR.
Ndërkaq sa i përket disponimit për zgjedhje, 65 për qind e kosovarëve kanë thënë se patjetër do të votojnë. 23 për qind nuk janë të sigurt fare se a do të votojnë, ndërsa 10 për qind që tash e dinë se assesi nuk do të votojnë.
Në Kosovë ka dallim edhe midis komuniteteve për organizmat që u besojnë. Derisa serbët në veri besojnë më shumë UNMIK-ut dhe deri diku KFOR-it, ndërsa fare pak i besojnë EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës, shqiptarët u besojnë me mbi 95 për qind KFOR-it, ndërsa më poshtë zë EULEX-it.
Kurse UNMIK nuk duhet nga populli shumicë i Kosovës.
Tri vjet pas zgjedhjeve të përgjithshme, renditja e partive politike nuk ka ndryshuar, por ndryshme të thella vërehen tek përqindja që ato do të mund të kishin nëse sot mbahen zgjedhjet. Sipas “Express” PDK prin nga përzgjedhja e partive politike e pasuar nga LDK, Vetëvendosje, AAK dhe AKR.
Në pyetjen se për cilën parti do të votonin po të mbaheshin zgjedhjet sot, kosovarët janë përgjigjur: PDK-në do ta votonin 32 për qind, LDK-në 24, Vetëvendosjen 21, AAK-në 17, AKR-në 3 dhe Partinë Liberale Serbe 3 për qind.
Të gjitha partitë tjera, përfshi edhe atë të Fuad Ramiqit, marrin më pak se 1 për qind të votave. Jo më shumë se 5 për qind të kosovarëve ende nuk kanë vendosur tamam se kujt do t’ia hedhin votën.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











