Lajme
Nis zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit
Kosova ka funksionalizuar Komitetin Drejtues për Planin Strategjik të Arsimit, i cili parashikon që në planin 6-vjeçar të zhvilloj sistemin arsimor sipas standardeve evropiane
Autoritetet e Kosovës e kanë vënë në prioritet zhvillimin e sistemit arsimor sipas standardeve evropiane dhe që ky koncept të jetë efikas, ata kanë themeluar Komitetin Drejtues të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK). Ky komitet ka mbajtur të mërkurën takimin e parë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja i ka prirë si nikoqir takimit të këtij Komiteti. Ai tha se MAShT është duke e zbatuar Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë, si një dokument strategjik 6 vjeçar miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Sektori i arsimit si një fushë e gjerë, i tejkalon kufijtë e Ministrisë së Arsimit. MAShT ka kërkuar dhe është duke kërkuar partneritet me të gjitha ministritë dhe akterët e tjerë të arsimit, me qëllim që arsimi në Republikën e Kosovës të zhvillohet sipas standardeve evropiane, për t’i plotësuar në këtë mënyrë nevojat e vendit”, tha ministri Buja.
Ndërsa, duke folur për rolin e Komitetit Drejtues të PSAK-ut, ministri Buja tha se MASHT ka insistuar që të themelohet ky Komitet, si një mekanizëm bashkëpunimi ndërministror ashkë me partnerë zhvillimor.
“Jemi shumë të bindur, se një bashkëpunim i ngushtë përmes këtij Komiteti, do t’i japë një shtytje të fuqishme synimit tonë në zhvillimin e arsimit”, deklaroi ministri Buja.
MAShT, sipas tij, pret një bashkëpunim të ngushtë, me të gjithë partnerët me qëllim të realizimit të PSAK-ut, që si synim të vetëm ka zhvillimin e arsimit në Republikën e Kosovës, sipas standardeve evropiane, në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.
Sophi Beaumon nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërkaq premtoi se do të jetë pjesë e zbatimit të PSAK-ut. Ajo uroi Ministrinë që po fillon këtë proces pa mbështetjen e partnerëve dhe tha se është mirë që në mënyrë të pavarur të udhëhiqet ky proces.
Në vazhdim, Beaumon tha se Bashkimi Evropian është shumë i interesuar që të ketë një dialog ndërministror dhe të përfitohet nga përvojat e mira. “Ministritë më të fuqishme mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën”, u shpreh ajo.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq dhe zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane , Gëzim Kasapolli. Sistemi i arsimit në Kosovës ka marrë vërejtje serioze nga shoqëria civile, kryesisht për mungesë cilësie.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













