Lajme
Hiqen ujërat e zeza nga bregdeti i Durrësit
Autoritet shqiptare kanë ndërtuar kanalizimin që heq ujërat e zeza nga plazhi i Durrësit, Golemit, Pishave, Malit të Robit, Shkëmbit të Kavajës për në Shën Vlash
Aksioni për ndërtimin e kanalit gjigant do të nisë së funksionuari nga data 1 prill, duke i quar ujërat e zeza nga hotelet e Durrësit në vendin e quajtur Shën Vlash. Sipas medieve shqiptare, ka përfunduar gjithçka, duke nisur që nga instalimi i rrjetit, deri te vënia në funksion e makinerive dhe pompave gjigante.
Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, Doklead Ademi ka thënë për gazetën “Panorama”, se investimi ka përfunduar dhe pritet që këto ditë impianti të vihet në punë.
Ai garanton se këtë sezon bregdeti i Durrësit, por edhe i Golemit, do të jenë më të pastër se dikur, kur në zonë nuk kishin nisur ndërtimet.
“Bregdeti i Durrësit është akuzuar ashpër për ndotjen dhe jo pa të drejtë. Është e vërtetë, pasi ndotja ka qenë në nivele të papranueshme, sepse shumë biznese dhe banesa, sidomos në zonën e Plazhit dhe të Golemit, ujërat e zeza i derdhnin në det”, ka deklaruar Ademi.
Ky fenomen, sipas tij, do të marrë fund, me investimin e kryer. “Impianti i Shën Vlashit ka përfunduar dhe më 1 prill vihet në funksion të plotë. Investimi garanton rehabilitimin e të gjithë zonës bregdetare, duke nisur që nga Ura e Dajlanit deri te Mali i Robit”, tha Ademi.
Investimi i mësipërm, siç tha ai, do t’i japë fund një herë e përgjithmonë ndotjes së detit, prej së cilës një pjesë e mirë e pushuesve e braktisën Durrësit.Tashmë impianti është në pritje të vënies në funksion për të sterilizuar ujin që thithet nga pompat në pika të ndryshme për të përshkuar më pas të gjithë gjatësinë, nga pjesa jugore e qytetit të Durrësit deri në Shën Vlash.
Shtrirja e rrjetit të mbledhjes së ujërave të zeza ka qenë i domosdoshëm dhe emergjent, sidomos në zonën turistike të Golemit, Pishat e Buta, Mali i Robit, Shkëmbi i Kavajës e në Plazh, ku ujërat e zeza vërshonin lumë në det.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










