Lajme
Shpresat në raundin e 2 prillit
Takimi vendimtar në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi do të ndodh me 2 prill, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Ai beson në një marrëveshje me Serbinë
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, kanë hyrë në fazën më kritike prej që ato kanë nisur disa muaj më parë. Rreth i tetë negociator në nivel kryeministrash, pritet të zhvillohet me 2 prill, ndërsa dy palët negociuese presin marrëveshje.
Procesi ka ngecur te kompetencat që do t’i ketë asociacioni i komuna serbe në veri.
Kryeministri Hashim Thaçi po këmbëngulë se komunat e veriut nuk do të kenë asnjë kompetencë më shumë se që parashikon pakoja e Ahtisarit, ndërsa kryeministri serb, Ivica Daçiq kërkon kompetenca ekzekutive.
Dy palët ndërkaq janë nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, kryesisht të BE-së, për shkak të procesit integrues. Derisa Serbia pas këtij procesi pret nisjen e negociatave me BE-në për integrim, Kosova pret njohje nga pesëshja e BE-së dhe nisjen e negociatave për MSA.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në zbutjen e qëndrimit ndaj Kosovës të pesë vendeve të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë.
Ai ka thënë se nëse arrihet normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, atëherë nuk do të ketë justifikime dhe do të ndërrohet qasja ndaj Kosovës. “Tash ka filluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi vendimtar do të ndodh me 2 prill”, ka thënë Thaçi.
Nëse ndodhë marrëveshja dypalëshe, atëherë sipas Thaçit, edhe argumentet refuzuese kategorike të Rusisë, do t’i mungojnë, sepse nëse ndodh normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk do të mund të ketë askush ndonjë arsye për t’u justifikuar në qasjen kundër Kosovës.
“Ky proces duhet kuptuar se nuk është vetëm për raportet direkte Kosovë-Serbi apo Serbi-Kosovë, por se ka një efekt pozitiv në të gjithë rrafshin diplomatik ndërkombëtar: e para, zbutja e pesë vendeve të BE-së që të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, dhe pastaj edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTV21.
Ndryshe një ditë më parë mediet serbe kanë publikuar një dokument që, sipas tyre, ka prezantuar Brukseli për Asociacionin e komunave serbe.
Sipas tyre, gjatë raundit të shtatë të bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, BE ka ofruar një dokument kornizë për Bashkësinë e komunave serbe. Gazeta serbe “Politika” e sjell si ekskluzive tekstin e këtij dokumenti nç të cilin përshkruhen disa nga kompetencat që do t’i kenë komunat serbe të veriut.
Këtu përfshihen: zhvillimi ekonomik lokal; planifikimi urbanistik e rural; përdorimi dhe destinomi i tokës; zbatimi i normave mbi ndërtimin dhe standardin e kontrollit të ndërtimit; mbrojtja e ambientit të njeriut në nivel lokal; sigurimi dhe mirëmbajtja e shërbimeve dhe serviseve publike, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin, trajtimin e mbeturinave, rrugët lokale, trafikun lokal dhe sistemin lokal të ngrohjes.
Asociacioni po ashtu do të përgjigjet në situatat e jashtëzakonshme në nivel lokal; sigurimin e arsimimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punësimin, pagimin dhe stërvitjen e arsimtarëve dhe të drejtuesve; sigurimin dhe zbatimin publik të mbrojtjes shëndetësore; banimin social; shëndetin publik.
Gjithashtu parashikohet që asociacioni të jap leje për shërbimet dhe institucionet lokale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me argëtimin, aktivitetet kulturore e të lira, ushqimin, strehimin, tregjet, shitjen në rrugë, trafikun lokal publik dhe shërbimet e taksisë; dhënien e emrave rrugëve, xhadeve dhe vendeve tjera publike; rregullimin e parqeve dhe të hapësirës publike; turizmin; aktivitete kulturore e të lira; çfarëdo qoftë që eksplicit është përjashtuar nga kompetencat e tyre ose u është ndarë ndonjë pushteti tjetër.
Kompetencat tjera mund t’i ndahen asociacionit (bashkësisë) nga ana e pushtetit qendror: të dhënat kadastrale; librat e amzës; listat zgjedhore; regjistri i lejeve të vozitjes dhe të regjistrimit; ndarja e ndihmës sociale (duke mos llogaritur pensionet); mbrojtja e pyjeve në territorin komunës;
Zgjedhjet komunale dot ë organizohen në katër komunat në veri të Kosovës në vitin 2013, me ndihmën e OSBE, në përputhje me ligjet e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ky plan nuk është prezantuar para palëve, ndërsa këmbëngulë që asociacioni i komunave të enë në harmoni me planin e Ahtisarit. Ndërsa asociacionin, kryeministri kosovar e ka apostrofuar sikurse një OJQ. Mirëpo kështu nuk është interpretuar nga opozita.
Përfaqësuesit e lëvizjes Vetëvendosje shprehen kundër këtij asociacioni. Madje për të kundërshtuar takimet e dy kryeministrave në Bruksel, dhe veçanërisht marrëveshjen që pritet të arrihet më 2 prill, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një protestë, e cilado të mbahet të shtunën (më 30 mars) në qytetin e Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











