Lajme
Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për teknologji
Me këtë marrëveshje, dy shtetet vendosin marrëdhënie bashkëpunuese në rrafshin teknologjisë inovative dhe komunikimit shtetëror dhe ndërkombëtar
Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë kanë nënshkruar të martën në Prishtinë një Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit (TIK). Marrëveshja është nënshkruar nga ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministri shqiptar i Inovacionit dhe Teknologjisë Informative, Genc Pollo.
Me këtë marrëveshje, siç thuhet në një komunikatë për media, dy shtetet vendosin marrëdhënie bashkëpunuese në rrafshin teknologjisë inovative dhe komunikimit shtetëror dhe ndërkombëtar.
Marrëveshje, siç tha ministri Polli, është e rëndësishme edhe për faktin se forcon dhe intensifikon marrëdhëniet midis dy vendeve të cilat kanë për synim, zhvillimin e shpejtë institucional, social dhe ekonomik.
“Ne parashikojmë të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme, në fusha që janë të prekshme për përdoruesit e internetit, përdoruesit e telefonisë, sidomos asaj celulare dhe duke bashkëpunuar në një marrëveshje ndërshtetërore për roaming, ne do i mundësojmë që qytetarët e Kosovës apo Shqipërisë të cilët udhëtojnë në BE, të kenë shpenzime më të ulëta”, tha ai.
Ministri Pollo tha se do të shikohet edhe mundësia për të zgjidhur probleme të ndryshme që Kosova i has në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, që një prej tyre është edhe prefiksi kombëtar i Kosovës.
”Në këtë çështje Shqipëria do të luajë rolin e saj duke qenë anëtare e plotë në ITU dhe në organizatat e tjera në mënyrë që të lehtësojë dhe mundësojë zgjidhjen e këtij problemi për Kosovën, në interesin e saj”, tha ministri Polllo.
Të rëndësishme këtë marrëveshje e cilësoi edhe ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
“Kjo marrëveshje do të hapë dyert e bashkëpunimit ndërinstitucional, të bashkëpunimit ndërshtetëror, e bashkëpunimit e prezencës sonë ndërkombëtare dhe normalisht kjo do të mundësojë që të koordinojmë grupet teknike të përbashkëta, të cilat do të ulen për të diskutuar të gjitha sferat e bashkëpunimit”, tha ai.
Ndërsa sa i përket prefiksit telefonik, Beqaj tha se Kosova ka një angazhim të fokusuar që ajo ta ketë prefiksin e vet.
“Ne do ta bëjmë punën e përbashkët e cila na mundëson që Kosova të bëhet e faktorizuar me këtë mekanizëm dhe ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është shkëmbimi i përvojave, bashkëpunimi
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










