Lajme
Rast shokues, pedofili pranon vrasjen e fëmijës
A.P. u zu në flagrancë derisa po abuzonte me një 10 vjeçar në Tiranë. Pas arrestit, ai pranoi se ka mbytur edhe një fëmijë tjetër dhe e ka hedhur në mbeturina
Opinioni shqiptar është tronditur nga një ngjarje makabre që ka ndodhur katër muaj më parë në Tiranë, por që është zbuluar vetëm para tri ditësh. Bëhet fjalë për arrestimin e një pedofili, A. P., i cili përveç abuzimit seksual, ai i ka mbytur fëmijët, sikurse në filmat horror.
Përrenjasi kishte pranuar se kishte abuzuar dhe mbytur një fëmijë, ndërsa u zu në flagrancë derisa po provonte ta mbyste një fëmijë tjetër.
Ai është i lindur para 45 vitesh në Librazhd ndërsa banonte në lagjen Laprakë afër Tiranës në një shtëpi me qira, të cilën, sipas medieve shqiptare, e kishte kthyer në një kasaphanë të miturish.
Një viktimë tashmë e këtij përbindëshi është e njohur. Ai është 11-vjeçari Julian Cela, djali i komisarit të policisë në Tiranë, Skënder Cela. Këtë fëmijë ai e kishte mashtruar duke i thënë se eja në shtëpi t’i jap disa para për t’ia blerë një pako cigare.
Sapo fëmija hyn brenda ai ia mbyll derën dhe tenton ta abuzojë seksualisht. Por, kur fëmija ka filluar të bërtasë, ai e ka ngufatur me dy duar në fyt dhe e ka mbytur. Më pas, sipas vetë Përranjsit që ka dëshmuar në Polici, fëmijën e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kontejnerë plehrash.
Përrenjasi punonte në sektorin e pastrimit, duke mbledhur mbeturinat, prandaj kjo i ka mundësuar atij që viktimën, me makinën e punës, ta hedhë në deponinë e plehrave në Sharrë.
Adrian Përrenjasi më pas kishte thënë se vetëm pas një jave e ka kuptuar se bëhet fjalë për djalin e komisarit të policisë. Zhdukja e Julian Çelës ka ndodhur më 30 nëntor të vitit të kaluar.
Mediet në Tiranë, Përrenjasin e quajnë me epitetin “monstra”. Ai nuk ka pushuar vetëm me mbytjen e Julian Celës. Me të njëjtën metodë për blerje cigaresh, ai e kishte abuzuar edhe fëmijën tjetër të komshiut, 10 vjeçin A.Cani. Ky i fundit ishte gjetur në shtëpinë e “maniakut” gjatë kohës që po abuzonte me të.
Pas informatave të kolegëve se Përrenjasi nuk ka dalë në punë, Policia kishte dyshuar se ai mund të jetë sëmurë dhe dhunshëm kishin thyer derën, kur brenda kishin parë të tmerrshme.
“Në një cep të një dhome është gjendur djali i strukur në qoshe ndërsa Prrenjasi i hakërrehej me thikë dhe me një litar. Policia ka dërguar në komisariatin nr 3, monstrën 45 vjeç, ndërsa i rrëmbyeri A. Cani, bashkë me një psikologe dhe mjekë është munduar të japë shpjegimet e tij:m thuhet në raportin e medieve në Tiranë.
Ndryshe, autori i krimit është baba i tre fëmijëve ndërsa rezulton të jetë i divorcuar prej shumë kohësh nga bashkëshortja, ndërsa kohëve të fundit ai jetonte me një grua tjetër, të cilën në momentet kur donte
të kryente krime e dërgonte ose në familjen e saj ose te ndonjë i afërm tjetër i saj.
Ai kishte doje të tilla edhe në të kaluarën, në Shqipëri por edhe në Greqi.
Gjykata e Tiranës do të japë sot masën për pedofilin Prrenjasi, ndërkohë që policia do të nisë kërkimet në depon e mbeturinave në Sharrë, për gjetjen e trupit të Juljan Çelës.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











