Lajme
Dorëzohet pengmarrësi shqiptar në Greqi
Nga dita e mbrëmshme, Alket Rizai ishte barrikaduar në portat e burgut Malandrinos në Greqi, duke kërkuar një automjet për arratisje, në të kundërtën kërcënon me hedhjen e burgut në ajër
Alket Rizai është dorëzuar mbasditen e së dielës, rreth orës 19:30. Sipas mediave greke, sapo ka parë policët e forcave speciale të hyjnë në dhomat pranë ambientit, ku ai mbante pesë pengjet, ka thënë: “Djema nuk e vazhdoj më këtë punë”.
Më pas, pesë pengjet, që ai mbante, janë lënë të lirë dhe u është dhënë ndihma mjekësore.
Në minutat më pas është konstatuar se Rizai bënte “bllof”, përsa i përket lëndëve eksplozive. “Nuk më doli bllofi si herët e tjera”, u ka thënë ai policëve të forcave speciale, që përbëheshin nga tre grupe prej pesë vetësh dhe dy snajpera.
Më herët, kishte sosur durimi i autoriteteve në Greqi rreth pengmarrjes së gardianëve në burgun e Malandrinos nga shqiptari Alket Rizai dhe orët e fundit forcat speciale nisën operacionin e ndërhyrjes.
Greqi: I burgosuri shqiptar mban peng 6 vetë
I dënuari me burg të përjetshëm, Alket Riza, nën kërcënimin e eksplozivit C4, po i mban peng katër zyrtarë të burgut dhe dy të burgosur në burgun Malandrinos në Greqi. Nga dita e mbrëmshme, Rizai është barrikaduar në portat e burgut, duke kërkuar një automjet për arratisje, në të kundërtën kërcënon me hedhjen e burgut në ajër.
Sipas medieve shqiptare, nga ora 21:00 e së shtunës, Rizai mban me vete eksploziv, duke kërkuar lirimin nga burgu. Nuk dihet si arriti t’i zërë në befasi punonjësit e burgut dhe t’i drejtojë pranë portës kryesore, por mendohet se kjo ndodhi gjatë orës së ndërrimit të rojeve.
Siç raporton mediat e Tiranës, gjatë gjithë natës avokati i tij dhe e dashura Aspasia Mitropia, e njohur si Sula, kanë negociuar, duke i kërkuar Alketit të lerë të lirë pengjet dhe të mos derdhë gjak të pafajshëm. Në negociata kanë hyrë edhe negociatori i policisë, prokurori i Amfisas dhe një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë.
Mësohet se mbrëmë gjatë bisedës me të dashurën e tij, Alketi është shprehur i vendosur: “Ose do të iki, ose do më vrasin”.
Alket Rizai ka folur gjatë natës me gazetarët grekë dhe ka protestuar për sistemin e drejtësisë dhe dënimin e tij që e cilëson të padrejtë, duke thënë ndër të tjera:
“Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia”.
“Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë kam asgjë me ta”, thotë Alket Rizai për pengjet e tij, duke vënë në dukje se ai ka durim dhe mund të presë. Sikurse në filat e Holivoodit, më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: “Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë?”, ka thënë pengu.
Sipas zyrtarëve të burgut, 38 vjeçari Alket Rizai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike. Sipas tyre, ai njeri nuk ka se çka të humbasë, prandaj edhe e beën shumë të vështirë kompromisin me të. Mediat greke ka thënë se Rizai është nën ndikimin edhe të substancave narkotike dhe kjo e bën edhe me të vështirë negociimin me të.
Shqiptar Alket Rizai është arraatsur dy herë më parë nga burgjet greke. Sensacionale ka qenë arratisja nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas. Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009.
Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos. Eksplozivi që ai bartë thuhet se është shumë i rrezikshëm dhe përdoret kryesisht nga kamikazët.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











