Lajme
Lapidarin e UÇPMB-së e gdhendi një serb
"Kjo i bie që unë jam tradhtar i kombit, a në të vërtetë vetëm se kam kryer punën profesionale", ka thënë Iliq nga Vllasotinca
Një gurgdhendës duket se ia ka parë sherrin punës së tij. Ai është serbi Sasha Illiq pronari i firmës “Illiq” nga Vllasotinca e Leskocit, i cili kishte gdhendur pllakën përkujtimore me emrat e 27 dëshmorëve të UÇPMB-së e vendosur në sheshin e Preshevës.
Ai tashti mund të konsiderohet si “tradhtar” nga komuniteti i tij, sepse pllaka që u punua me duart e tij, u bë problem politik me të cilën po merret edhe Brukseli e Uashingtoni.
Illiq thotë se ai vetëm ka bërë punën e tij dhe se nuk ka ditur se ku do të vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medevgjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
“Një person nga rrethi Preshevës që ishte gurprerës erdhi tek unë dhe më dha pllakën për të shkruar emrat e njerëzve dhe vitin e lindjes dhe të rënies. Nuk e kam ditur se ku do të vendosej, përndryshe nuk do të kisha pranuar për ta punuar”, ka thënë Illiq, raportojnë portali rajonal “titulli”.
“I bie që unë jam tradhtar i kombit, a në të vërtetë vetëm se kamë kryer punën profesionale”, ka thënë Iliq. “Tek ne vinë klientë të ndryshëm dhe kërkojnë lloj lloj simbole që të gdhendim në gurë”, është arsyetuar ai, duke u ndjerë i pafajshëm që e ka gravuar emblemën e UÇPMB-së.
Edhe emblemën e UÇPMB-së, ai tha se e ka shikuar si çdo simbol tjetër dhe e kam kryer punën ashtu edhe siç i është kërkuar.
“Nuk më kujtohet se sa ka kushtuar saktësisht, por mund të ketë kushtuar rreth 100 euro. Ajo që po flitet se përmendorja vlen me miliona dhe se gdhendja kushton më së shtrenjti është gënjeshtër. Këtë duhet ta vërtetojnë edhe ata që kanë paguar”, ka thënë Illiq.
Gurgdhendësi ka thënë se punon me shumë gurprerës dhe se nuk dëshiron që në fund ai të dalë një kriminel, pasi që sipas tij nuk ka qenë ky qëllimi. “Me rregull i paguajë taksat shtetit, mbajë një kompani legale dhe nuk kam brejtje të ndërgjegjes”, thotë Illiq.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











