Lajme
Komandanti ua ndan dhuratat e Krishtlindjes ushtarëve të tij
“Falë juve njerëzit këtu mund t`i festojnë në paqe e qetësi kërshëndellat”, ka thënë Blattmann duke lavdëruar angazhimin e ushtarëve të Zvicrës me mision në Kosovë
Komandanti i Forcave të Armatosura të Zvicrës gjenerali André Blattmann ka qëndruar për dy ditë në Kosovë, për të vizituar ushtarët e vendit të tij që shërbejnë në Swisscoy, në kuadër të KFOR-it. Me këtë rast ai u ka ndarë personalisht dhuratat e krishtlindjeve 215 ushtarëve të rinj.
“Falë juve njerëzit këtu mund t`i festojnë në paqe e qetësi kërshëndellat”, ka thënë Blattmann duke lavdëruar angazhimin e tyre në Kosovë. Ushtarët kanë marrë si dhuratë nga komandanti i tyre nga një brisk zviceran xhepi dhe nga një çokollatë.
Në një intervistë të zgjeruar që ka dhënë për gazetën “Die Nordostschweiz” Blattmann ka shfaqur nevojën që trupat e Zvicrës të vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë edhe pas përfundimit të afatit që ka caktuar parlamenti zviceran, i cili përfundon në fund të vitit 2014.
“Ne të gjithë kemi interes që të mos kemi një valë të re refugjatësh nga Kosova në Zvicër. Ajo që ndodh në Kosovë ka ndikim të drejtpërdrejtë në Zvicër”, ka thënë Blattmann. Ai po ashtu ka theksuar se gjendja në Kosovë është kryesisht e qetë por e ndjeshme. “Mjafton një shkëndijë për të shpërthyer”.
Largimi i forcave ndërkombëtare do të thotë plasje e sërishme e konflikteve. Janë disa regjione, sidomos veriu i Kosovës, ku gjendja është vazhdimisht e tensionuar, ka shtuar njeriu numër një i ushtrisë së Zvicrës.
Blattmann ka qëndruar dy ditë në Kosovë ndërsa rrugës së kthimit ai ka ndaluar edhe në Sarajevë, për të vizituar 26 ushtarët zviceranë të stacionuar atje.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












