Shqipëria
Shqiptarët si evropianët, më pak anëtarë në familje
Peshën më të madhe në totalin e familjeve janë familjet që në përbërjen e tyre kanë 4 pjesëtare, me 33% të totalit

Numri i familjeve me një ose dy anëtarë në Shqipëri është rritur. Mesatarisht në 2017-n, 16% e familjeve kishin në përbërjen e tyre një ose dy pjesëtarë. Bazuar në të dhënat e INSTAT dhe në përllogaritjen e “Monitor”, numri i familjeve të vogla në Shqipëri është rritur me 2% krahasuar me një vit më parë. Nga 80,964 familje që u numëruan në Shqipëri, 12,649 ishin familje që në përbërjen e tyre nuk kishin më shumë se dy persona, përcjell albinfo.ch.
Vetëm familjet me një anëtar përbëjnë 6% të totalit të familjeve në Shqipëri, ndërsa ato me 2 pjesëtarë përbëjnë 10% të totalit.
Peshën më të madhe në totalin e familjeve janë familjet që në përbërjen e tyre kanë 4 pjesëtare, me 33% të totalit.
Çereku i familjeve (25%) përbëhen me pesë anëtarë, rreth 18% e tyre kanë në përbërje tre anëtarë, ndërsa mbi 21% e familjeve kanë 6 ose më shumë anëtarë në përbërjen e tyre.
Edhe pse numri i familjeve të vogla (me një ose dy anëtarë) ka qenë në rritje në vitet e fundit, krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian, pesha e tyre ndaj totalit është shumë më e ulët.
Të dhënat nga Eurostat tregojnë se që nga viti 2010, ku pesha që zinin familjet me një ose dy anëtarë ishte 31%, është rritur në mënyrë graduale me 2.4% në 2017 në Bashkimin Evropian.
Në disa shtete rritja ka qenë e dukshme. Në Letoni për shembull, përqindja e familjeve me një ose dy anëtarë u rrit nga 25% në 2010 në 35% në 2017.
Statistikat më të fundit mbi madhësinë e familjeve në Bashkimin Evropian tregojnë se në 2017-n rreth një e treta e familjeve përbëheshin nga të rritur pa fëmijë.
Shifrat janë marrë nga statistikat e Forcave të Punës në BE, të cilat kanë treguar edhe diferencën midis shteteve anëtare. Pesha e familjeve me një ose dy anëtarë ndaj totalit të familjeve varion nga 20% në Maltë, 22% në Sllovaki dhe Portugali deri në 43% në Lituani, 44% në Danimarkë dhe 51% në Suedi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit Ku është Shpendi Malo? 34-vjeçari dyshohet seriozisht se ka joshur Ismajl P., në Dölauer Heide, një...
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
Jeta në Austri
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030 Edhe pse çmimi i arit ka rënë pas zbutjes së konfliktit tregtar midis SHBA-së dhe Kinës...
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët