Lajme
Masakër në SHBA: Së paku 27 të vrarë në një shkollë
Fillimisht, raportimet kontradiktore folën për dy atentatorë, por policia përgënjeshtroi lajmin. Një person i dytë u arrestua por ai nuk konsiderohet zyrtarisht si i dyshuar
Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur, 22 prej te cilëve fëmijë të moshave 6-10 vjeç, pasi të paktën një person i armatosur ka hapur zjarr me breshëri në një shkollë fillorë në shtetin Konektikat, në SHBA.
Sipas medieve amerikane, është konfirmuar edhe vdekja e disa mësuesve e drejtoreshës së shkollës, në “Sandy Hook Elementary School”, në Njutaun.
“Associated Press” lajmëroi se vrasësi, një 24-vjeçar me emrin Ryan Lanza, mbeti i vrarë në vendngjarje, por nuk është ende e qarte nëse ai kreu vetëvrasje apo u vra nga forcat policore.
Fillimisht, raportimet kontradiktore folën për dy atentatorë, por policia përgënjeshtroi lajmin. Një zëdhënës tha se ndërsa një person i dytë u arrestua në shkollë dhe po merret ne pyetje, ai nuk konsiderohet zyrtarisht si i dyshuar.
Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore.
Përveç të vdekurve, janë regjistruar edhe një numër i paqartë personash të plagosur, tre prej të cilëve raportohet në gjendje kritike nga “CNN”.
Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u shkrepën.
Burime të tjera thonë se të shtënat ndodhën brenda një klase.
Kjo masaker eshte e krahasueshme me me te renden te ndodhur ndonjehere, ne nje universitet ne Virxhinia, ku 32 studente u ekzekutuan nga nje tjeter student, i cili ne fund te masakrës vrau veten ne vitin 2007.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












