Lajme
Tensione te “Kroi i Vitakut”
Ministri Rexhepi tha se Njësia Speciale “ROSU” do të intervenojë në veri vetëm atëherë kur rrezikohet siguria e qytetarëve të kësaj ane
Ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës është ndërprerë për shkak të tensioneve në këtë zonë. Situata u tensionua pasi që një grup serbësh të organizuar penguan dhunshëm rindërtimin e shtëpive, duke gjuajtur me gurë mbi shqiptarët dhe njësitë policore.
Për të evituar eskalimin e dhunës, në këtë lagje të veriut të Kosovës intervenuan njësitet speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) të cilat qëndruan në këtë rajon deri në orët e vona të të enjtes. Po ashtu në këtë lagje qëndroi edhe ministri i Rendit, Bajram Rexhepi dhe komandanti i Policisë, Shpend Maxhuni.
“Punimet për rindërtimin e shtëpive në këtë lagje do të vazhdojnë, por kërkojmë nga EULEX-i dhe KFOR-i të krijojnë ambient të sigurt për vazhdimin e punimeve”, tha ministri Rexhepi, sipas të cilit, Njësia Speciale “ROSU” do të intervenojë vetëm atëherë kur rrezikohet siguria e qytetarëve të kësaj ane.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i tha REL-sit se pjesëtarët e njësitit special “ROSU” janë tërhequr në orët e vona të pasdites.
“Njësitet policore speciale kanë qëndruar deri në orët e vona të pasdites në afërsi të vendit të ngjarjes, përkatësisht fshatin Suhadoll në rast të nevojës së aktivizimit, mirëpo një gjë e tillë nuk është paraqitur si e nevojshme”, tha Hoti.
Serbët e veriut të Kosovës po e kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive të djegura gjatë luftës. Ata po thonë se autoritetin për dhënien e lejeve për rindërtim në këtë rajon e ka vetëm UNMIK-ut. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi i ka dhënë UNMIK-ut që të rrijë larg nga veriu.
Krstimir Pantiq, ndërkaq është kryetar i komunës paralele të Mitrovicës së veriut. Ai tha se pronarët që po rindërtojnë shtëpitë te “Kroi i Vitakut”, nuk kanë leje për këtë veprim.
“Kjo ka qenë një nga arsyet pse serbët kanë vendosur spontanisht të mblidhen e të protestojnë kundër aktivitetit ilegal”, u shpreh Pantiq.
Misioni i NATO-s, si përgjegjës i parë për sigurinë në veri, e cilësoi të qetë situatën aktuale atje. Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowitzki, tha se janë shtuar patrullat e ushtarëve të misionit në atë pjesë. “Mund të them se kemi patrulla shtesë atje. Po, kjo është e vërtetë”, theksoi Nowitzki.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









