Lajme
Gjermania nuk ndërron qëndrim për Serbinë
Pa normalizimin e raporteve me Kosovën nuk ka integrim në Bashkimin Evropian, tha shefi i diplomacisë gjermane, Westerwelle
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle tha se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para se t’i plotësoj kushtet e kërkuara, njëri nga të cilët, sipas tij, mbetet “normalizimi i raporteve me Kosovën”. Këto komente shefi i diplomacisë gjermane i bëri pas një takimi që zhvilloi me homologun serb, Ivan Mrkiq.
“Vazhdimi i procesit të integrimeve evropiane është i lidhur ngushtë me normalizimin e raporteve të Serbisë me vendet fqinje, në veçanti me Kosovën… Berlini pret që të zbatohen në tërësi marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ministri Westerwele.
Qëndrimi i Gjermanisë, sipas tij, është shumë i qartë: “kushtet e domosdoshme për anëtarësimin e Serbisë në BE duhet të plotësohen. Angazhimi konstruktiv i partnerëve në procesin e negociatave është i domosdoshëm”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, sipas të cilit, Serbia ka bërë shumë në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Evropian.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë nuk anashkaloi vendimin e Tribunalit të Hagës edhe reagimet në Serbi pas lirimit të dy gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç.
Mrkiq nuk deshi të flasë më hollësisht për pritjet lidhur me procesin kundër Ramush Haradinajt, i cili do të përfundojë me 29 nëntor, përveç që tha se “lirimi i Haradinajt do të mund të influenconte edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.
“Duhet të presim vendimin e pastaj mund të komentojmë. Nëse ndodhë që Haradinaj të lirohet, është e vetkuptueshme që reagimet tona do të jenë shumë të fuqishme”, theksoi Mrkiq.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”








