Lajme
Gratë të pakënaqura me ndarjet buxhetore
Nëpërmjet një letre drejtuar deputetëve të Kosovës, rrjeti i grave kosovare kërkon rishikim të planit buxhetor. Ato ndihen të anashkaluara nga buxheti 2013.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka shprehur pakënaqësi ndaj kalimit të leximit të parë të Buxhetit të Kosovës për vitin 2013. Me një letër dërguar ligjvënësve kosovare RRGGK shpreh indinjatë që Buxheti i Kosovës i viti 2013 nuk i plotëson as për së afërmi interesat e grave dhe vajzave kosovare.
“Ne, si qytetare të Republikës të Kosovës, jemi krejtësisht kundër kalimit në leximin e parë të Buxhetit të Kosovës për 2013-ën nga Qeveria dhe Parlamenti. Nuk pajtohemi me mënyrat në të cilat zyrtarët tanë të zgjedhur kanë vendosë t’i shpenzojnë paratë e tatimeve tona;, thuhet në reagim.
Ky buxhet, sipas RRGGK, nuk pasqyron interesat kryesorë të qytetarëve të Kosovës.
“Përveç kësaj, buxheti nuk i plotëson as për së afërmi nevojat specifike të grave e vajzave, përkundër faktit se Ministrja e Financave, Mimoza Lila-Kusari, është zotuar publikisht për buxhetin që do i përgjigjej nevojave gjinore”, thuhet në reagim.
Rrjeti i Grave në shestimin e tyre drejtuar ligjvënëse shpreh pakënaqësinë se si është ndarë buxheti, duke shkuar 41 për qind në shpenzime kapitale, prej tyre një milionë euro për Shtëpinë e Bardhë për Presidencën 267 milionë për rrugët, etj. Ndërsa, sipas RRGGK-së janë lënë anash projekt të rëndësishme në bujqësi dhe zhvillim rural.
Po ashtu gratë kosovare shprehin shqetësim edhe në investimet në arsim, shkencë, kulturë. “Gjysma e buxhetit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prej 44 milionë eurosh do të shkojnë në investime kapitale, gjë që jo domosdo e ngritë cilësinë e arsimit që ofrohet”, thuhet në vazhdim të reagimit.
“Si përfundim, besojmë se ky buxhet nuk i adreson mjaftueshëm prioritetet e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, që është zotuar për zhvillim ekonomik, rend e ligj, zhvillim njerëzor dhe mirëqenie sociale. Apelojmë që menjëherë të ndërmerrni veprime për ta rishikuar dhe përmirësuar buxhetin e vitit 2013”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










