CH-Ballkani
Si u përhap zjarri në Athinë?
81 është bilanci i vdekjeve, por me skuadrat që po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave, nuk është çudi që ai të rritet akoma më shumë
Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plotë: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej më shumë se një dekade, nuk është më.
Ferri i flakëve e ka shndërruar në vend të pajetë me rrugët e mbushura nga hiri e ndërtesa të rrënuara e të nxira, dëshmi e tmerrit që përjetoi komuniteti i atjeshëm pasditen e së hënës. Erërat e fuqishme ndihmuan flakët të avanconin deri në atë pikë sa “muri i zjarrtë” të rrethonte fshatin pa i lënë njerëzve rrugë shpëtimi.
81 është bilanci i vdekjeve, por me skuadrat që po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave, nuk është çudi që ai të rritet akoma më shumë.
Ai që shumë shpresuan të kthehej në rrugën e shpëtimit nga flakët dhe tymi, në fakt u kthye në rrugë vdekjeje: shumë trupa të pajetë u gjetën në plazhe e disa edhe në ujë, raporton “TCH”.
Përpara se të pllakoste fatkeqësia, thotë i mbijetuari Nikos Stavrinidis, u dëgjua një zhurmë e fortë, si gjëmim alarmi. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, vazhdon ai. Zjarri ishte larg, por shkëndijat e tij mbërritën tek ne duke i vënë flakën gjithçkaje përreth, përcjell albinfo.ch.
Era e fuqishme, ishte një gjë e papërshkrueshme. Njerëzit janë në gjendje shoku, thotë kryetari i komunës, Aris Bouranis, s’e kanë kuptuar akoma realitetin. Ka të vdekur gjithandej, gjithandej.
Të martën, trupat e djegur të 26 burrave, grave dhe fëmijëve u gjetën në një ngastër të hapur në Poseidonos, thuajse të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin.
Mes tyre, nëna që mbronin fëmijët, veprimi i fundit që bënë përpara se flakët t’i rrethonin. Duke djegur gjurmët e tyre, ekipet e shpëtimit besojnë se ata janë drejtuar andej me bindjen se ajo zona ishte afër detit, por shumë shpejt kanë parë se ishte një rrëpirë, e nuk zbrisnin dot në det.
Autoritetet kanë nisur detyrën e vështirë të identifikimit të viktimave, në mesin e të cilëve është edhe një shqiptare, Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, e martuar me një shtetas grek.
Edhe dy fëmijë shqiptarë janë të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














