Lajme
Mbreti Zog përjetësohet në Shqipëri
51 vjet pas vdekjes, eshtrat e Mbretit Zog u kthyen në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Politikani dhe udhëheqësi më kontrovers shqiptar i shekullit të kaluar, Ahmet Zogu, mbreti i vetëm i shqiptarëve, 51 vite pas është rikthyer në Shqipëri, në atdheun e tij. Zogu nuk u rikthye i gjallë, ashtu siç kishte shpresuar kur u arratis më 1939, por në Shqipëri u rikthyen fosilet e tij, eshtrat.
Ahmet Zogolli, apo siç njihej ndër shqiptar, Mbret Zog, tani do të prehet në atdhe. Ai ishte arratisur nga Shqipëria në kohën kur trupat italiane të fashizmit kishin pushtuar Shqipërinë (1939). Pas disa përpjekjeve të kota për të bërë revolucion në Shqipëri, Zogu vdiq më 1961 në Paris.
Eshtrat e tij u rikthyen në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa u varrosen në Mauzoleumin e familjes Mbreterore. Për nderë të mbretit Zog, në Tiranë mbajtën homazhe në Pallatin e Brigadave, ndërsa në rivarrosjen e Zogut morën pjesë përfaqësues të institucioneve nga Kosova e Shqipëri.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e vlerësoi lartë figurën e mbreti Zog, të cilin postmortum e dekoroi me Urdhrin e Flamurit Kombëtar.
“Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor evropian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta…” ishin arsyet e kësaj dekorate.
Në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të mbretit Zog ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Prehja në tokën tonë e të gjithë atyre burrave dhe grave që u përpoqën për atdheun është një amanet i mbetur peng, që ne duhet ta kryejmë me nder dhe me krenari. Kthimi i eshtrave të ministrit, kryeministrit, presidentit dhe mbretit Zogu I simbolizon paqen”, tha Jahjaga.
Presidentja kosovare tha se Zogu i ka pritur krahëhapur kosovarët që u larguan me dhunë nga trojet e veta në vitet ‘30.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria nderon njërin nga burrat më të mëdhenj të kombit.
“Shqiptarët në të gjitha trojet etnike, në diasporë dhe kudo që ndodhen, nderojnë dhe përulen para veprës, kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë kombëtare, mbretit Zogu, që rikthehet në dheun e tij, pas dekadash syrgjyn, ekzil në mërgim, për së gjalli dhe për së vdekuri”, tha Berisha.
Ndryshe, ka shumë njerëz të tjerë, por edhe politikanë që i përkasin krahut të majtë, që mbretin Zog e konsiderojnë tradhtar. Këtë e justifikojnë me arratisjen e tij në prag të luftës, si dhe e akuzojnë se ka vrarë, me shërbimin e tij të fshehtë, patriotët më të mëdhenj të kohë të cilën e bënë Shqipërinë e Pavarur, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, etj.
Po ashtu disa të tjerë e kanë konsideruar edhe si mikun e madh të Serbisë, sepse kjo e fundit e kishte mundësuar rikthimin e tij në Tiranë më 1924.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











