Lajme
Aktakuzë kundër Fatmir Limajt
Prokuroria Speciale e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës për korrupsion, kundër ish-ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe gjashtë personave të tjerë, në mesin e të cilëve, edhe dy vëllezërve të Limajt.
“Një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë bashkë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin në të ashtuquajturën çështje të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Veprat penale për të cilat akuzohen, sipas këtij njoftimi, kanë ndodhur gjatë periudhave kohore mes vitit 2008 dhe 2010; ndërsa në lidhje me pastrimin të parave mes vitit 2009 dhe 2012.
“Të pandehurit, Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzohen, mes tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderëve, dhënien dhe marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në MTPT për përfitime personale apo materiale”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Dëmi ndaj buxhetit të MTPT-së, sipas këtij Prokurorisë së EULEX-it, llogaritet të jetë rreth dy milion euro.
“Fatmir Limaj akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale”, thuhet njoftim.
Kjo është aktakuza e tretë që është ngritur kundër Fatmir Limjat, deputet i Kuvendit të Kosovës. Dy aktakuzat tjera kanë pasur të bëjnë më krime të luftës për të cilat Limaj ishte shpallë i pafajshëm, një herë në Hagë në vitin 2005 dhe herën tjetër në Prishtinë vitin 2012.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











