Lajme
Gjermania investitori më i madh në Kosovë
Brenda gjashtë vitesh, Gjermani ka investuar më shumë se 540 milionë euro në Kosovë, duke mbet investitori numër një në vend
Republika e Gjermanisë është investitori më i madh në Kosovë duke shënuar një investim direkt prej 540 milionë eurosh vetëm brenda gjashtë viteve të kaluara. Kështu deklaroi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në një organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Ministrja kosovare tha se Qeveria e Kosovës është duke e shqyrtuar me seriozitet interesimin e Odës Gjermano-Kosovare për të qenë anëtare me drejta të plota i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
“Dua të them se Qeveria e Kosovës është duke e shqyrtuar me shumë seriozitet interesimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare për të qenë anëtarë me të drejta të plota i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, dhe besoj se shumë shpejt do të kemi lajme të mira”, ka thënë Kusari-Lila, raporton “Zëri”.
Ndërsa ambasadorit të ri gjerman në Kosovë, Peter Bllomeyer i bëri ftesë investitorëve gjerman që të vijnë në Kosovë. Blomeyer tha se Gjermania është një partner i rëndësishëm tregtar i Kosovës, partneritet ky që “duhet të avancohet edhe më shumë në të ardhmen”.
Diplomati gjerman tha se Kosova është një vend i përshtatshëm për investime gjermane, edhe për faktin se shumë të rinj e flasin mirë gjermanishten. “Po ashtu ajo që konsiderohet pozitive në këtë proces është fakti se në Raportin e fundit të Bankën Botërore për mjedis biznesi, Kosova ka shënuar progres”, tha ai.
Oda gjermano-kosovare, ndërkaq ka prezantuar aktivitetet e veta, duke njoftuar se për një kohë të shkurtër ka arritur t’i anëtarësojë 63 biznese. Ndërkaq u tha se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bizneset gjermane, por u kërkua që të krijohen lehtësira për investitorët e huaj.
Remzi Ejupi është kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
“Nuk e kemi atë luks që të lejojmë të na ikin kompani serioze nga Kosova dhe të shkojnë në vendet e rajonit. Shembullin më të freskët e kemi kur një kompani shumë serioze, e cila planifikonte që t’i hapë 4000-5000 vende pune, për shkak të burokracisë ka ikur nga Kosova, duke investuar në Maqedoni”, ka thënë Ejupi.
Fjalë të mira për investitorët gjerman pati edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli. “Nuk është e rastit që sot mburrem me atë që Gjermania është investuesi kryesor në veprimtaritë ekonomike në vend. Inkurajojmë që bizneset gjermane që të vijnë këtu, pasi që Kosova do t’i mirëpres”, tha Pacolli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













