Lajme
Në Rashkë dyshime për varrezë masive
Delegacioni i Kosovës insiston që lokacioni i shënjuar në rajonin e Rashkës të procedohet sa më shpejtë, sepse dyshohet se ka mbetje të trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, insiston më çdo kusht që në Rashkë të Serbisë të hulumtohet terreni në detaje, sepse ekzistojnë dyshimet për ekzistimin e një varreze masive. Përfaqësuesit e këtij komisioni thanë se këtë kërkesë e kanë përsëritur edhe në takimin e 30 tetorit në Beograd.
Këto deklarata dolën të hënën në takimin e rregullt të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të të zhdukurve si dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare të përfshira në proces.
“Delegacioni i Kosovës ka insistuar që lokacioni i shënjuar në rajonin e Rashkës të procedohet sa më shpejtë që është e mundur, sepse rajoni i Rashkës është territori ku dyshohet se mund të ketë mbetje të trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka njoftuar Prenk Gjetaj, kryesues i këtij Komisioni të pranishmit në takim.
Në këtë takim u dha një pasqyrë e punës të përfaqësuesve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe të EULEX-it në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.
Sipas të dhënave të fundit, gjatë këtij viti, deri në muajin tetor, është punuar në 42 lokacione të ndryshme ku ishte supozuar se ka varreza individuale dhe masive. Gjatë këtyre operacioneve, sipas përfaqësuesve të këtij komisioni, janë zhvarrosur mbetjet mortore të më shumë se 20 personave.
“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, në respektim të të drejtave të familjeve të personave të zhdukur, sipas kërkesës dhe traditës së familjeve, familjarëve të personave të zhdukur, iu janë dorëzuar mbetjet mortore të 51 personave, të identifikuar përmes analizës së ADN-së”, u tha në takim.
Ndryshe, edhe 1800 kosovarë shumica dërmuese shqiptarë, akoma figurojnë në listat e të zhdukurve. Kjo temë do të jetë njëra nga pikat kuçe në procesin negociator ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Gjatë luftës në Kosovë ishin zhdukur rreth 4000 persona, ndërsa më shumë se gjysma janë zbuluar të vrarë nëpër varrezat masive në Serbi.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











