Lajme

Në fund të nëntorit, verdikti për Haradinajn

Gjyakata e Hagës ka arritur në fund të procesit kundër Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij. Më 29 nëntor shpallet verdikti.

Më 29 nëntor, Gjykata e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, do të marrë vendim për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj. Kjo është bërë e ditur në një vendim që është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Hagës.

Ky është procesi i dytë gjyqësor ndaj ish-kryeministrit kosovar, ndërsa është procesi i treti me radhë që Tribunali Penal i Hagës ka ngritur për ish-guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Kosovë, ndërsa para se të shpallet verdikti ai do të udhëtoj drejt Hagës. Haradinaj më 3 prill 2008, pas një procesi tri vjeçar ishtë shpallur i pafajshëm për të gjitha aktakuzat nga Gjykata e Hagës.

Mirëpo më 21 korrik 2010, Tribunali i Hagës, vendosi për rigjykimin e pjesshëm të ish-kryeministrit Haradinaj. Prokuroria kishte dyshuar se Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij kishin ndikuar tek dëshmitarët e mbrojtur, prandaj edhe procesi kishte përfunduar në dobi të të akuzuarëve.

Mirëpo nga ajo që ishte parë gjatë gjihë procesit gjyqësor, nuk ka pasur dëshmitarët që kanë vërtetuar për pëfshrjën e ish-kryeministrit dhe ish-kamandantit të UÇK-së, Haradinaj në krime të luftës. Megjithatë kjo i mbetët Gjykatës të vendos, ndërsa në Kosovë po pritet me padurim epilogu i Gjykatës.