Lajme
“Ekzistenca e Kosovës konfirmohet përmes njohjeve”
Avokati i njohur zviceran dhe ish-nënkryetari i liberalëve, Leonard Bender, kërkon më shumë përkushtim në fushën e njohjeve. Ai tha se nëpërmes njohjeve, konfirmohet ekzistenca e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Leonard Bender, ish-nënkryetar i Partisë Liberale të Zvicrës dhe njëherësh nënkryetar i shoqatës albinfo.ch, shprehet i kënaqur me atë çfarë ka bërë Kosova brenda katër viteve të pavarësisë. Ai tha se në fushën diplomatike është arritur një valë njohjesh prej 92 shteteve që është relativisht sukses për një shtet të ri, ndërsa rikonfirmoi përkushtimin e tij për të ndihmuar procesin e njohjes së Kosovës. Avokati i njohur dhe shumë i mediatizuar në Zvicër, Bender shprehet optimist se edhe pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta pranojnë realitetin e ri kosovar.
Politikani zviceran po qëndron në Prishtinë si pjesëmarrës i konferencës ndërkombëtare “Gërmia Hill”, ndërsa u shpreh i kënaqur me atë çfarë po bën komuniteti shqiptar në Zvicër. “Pjesa e diasporës nga Kosova është pjesë e suksesit ekonomik të Zvicrës”, tha Bender, në një intervistë dhënë “Albinfo.ch” në Prishtinë.
© albinfo.ch – Léonard Bender në shoqërim te Bernard Kouchner në Prishtinë
Cila është rëndësia e Konferencës “Gërmia Hill”?
Bender: Në konferencë po trajtohen çështjet transatlantike në Kosovë dhe rajon nga konteksti i krizës në Evropë dhe nga kontesti i rizgjedhjes së presidentit amerikan. Dimensioni ndërkombëtar i kësaj konference është shumë i rëndësishëm, pasi që këtu ka ekspertë, diplomatë, politikanë të cilët na japin opinione për përmirësimin e gjërave. Panelistët dhe pjesëmarrësit e konferencës na japin informata të mjaftueshme për të kuptuar gjërat ashtu siç janë.
Albinfo.ch: Cila është këshilla juaj për Qeverinë e Kosovës dhe shoqërinë në përgjithësi për të rritur numrin e njohjeve për Kosovën?
Bender: Numri i shteteve që e kanë njohur këtë vend të ri, këtë republikë të re është 92, duke marrë parasysh kohën prej 4 vitesh që është shpallur pavarësia besoj që është një rezultat i mirë. Edhe në Bashkimin Evropian shumica e shteteve e kanë njohur Kosovën. Është mirë që ky proces të vazhdojë edhe më tutje sepse nëpërmes njohjeve, konfirmohet se ju ekzistoni në arenën ndërkombëtare. Unë e di se ka shumë veta që lobojnë nga Kosova në vendet e vogla afrikane dhe në shtetet tjera për rritjen e numrit të njohjeve. Edhe unë jam një mik i Kosovës dhe qeverisë së saj për të rritur numrin e njohjeve.
Albinfo.ch: Çka është tjetër me rëndi në këtë domen?
Bender: Një aspekt tjetër me rëndësi për rritjen e njohjeve është zhvillimi i Kosovës, sepse një politikë e mirëfilltë në Kosovë, është një vizit kartë për vendet tjera që ta njohin Kosovën. Tani pas katër vitesh prej kur është shpallë pavarësisë e Kosovë, është vendosur demokracia në vendin e vet dhe janë bërë gjëra të mira. Nuk është me rëndësi për njohje çka bën qeveria vetëm jashtë Kosovës, por për rritjen e numrit të njohjeve janë të rëndësishme edhe zhvillimet e brendshme.
Albinfo.ch: Një nga problemet më të mëdha janë refuzimet e njohjeve nga pesë vendet anëtare të BE-së. Si mund të ndryshohet kjo gjendje?
Bender: Është mendimi i imi se çështje kryesore e refuzimit të njohjes së Kosovës nga këto pesë vende të BE-së janë çështjet e brendshme të këtyre vendeve. Refuzimi i njohjeve nga pesë vendet e BE-së nuk është veprim kundër Kosovës, por është çështje e brendshme e tyre. Refuzimi nga pesë vendet e BE-së nuk është diçka e pandryshueshme-përfundimtare. Me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimin e këtij procesi politik, këto pesë vende do të ndryshojnë mendimin e tyre karshi Kosovës, sepse përgjigja e tyre definitive nuk ka qenë “Jo”. Disa nga këto vende në vitet e ardhshme do të ndryshojnë mendimin e tyre sepse do të kuptojnë se nuk është e mundshme që të vazhdojnë të refuzojnë prezencën e Kosovës në këtë rajon. Kosova është një vend evropian, është një demokraci e re dhe Evropa duhet të ndihmojë këtë demokraci të re, jo të bëjë politikë kundër këtij shteti.
Albinfo.ch: Cili është roli i diasporës së Kosovës në Zvicër?
Bender: Prezenca e komunitetit shqiptar në Zvicër është shumë e rëndësishme për Zvicrën. Ka qenë emigracioni i vjetër nga Kosova duke filluar nga vitet e 70-ta dhe pjesën tjetër të emigracionit që ka ardhur pas luftës. Edhe pse një pjesë e tyre janë kthyer në Kosovë, tani në Zvicër jetojnë më shumë se 200 mijë kosovarë. Këto njerëz kanë një vend të tyre në komunitetin e Zvicrës. Unë jam i kënaqur me pozitën ekonomike të këtyre njerëzve. Gjenerata e dytë e tyre kanë profesione të ndryshme, bëjnë punë të mira, shkojnë nëpër shkolla, janë të barabartë. Për gjeneratën e parë ka qenë më e vështirë, për faktin se ata kanë bërë punë të rënda, por ky ka qenë një proces i integrimit të tyre. Gjeneratat e para kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre, për t’i shkolluar fëmijët e tyre dhe për të patur një profesion të mirë dhe për të pasur një jetë të mirë. Ne mund të bëjmë gjëra edhe më të mira, por në këtë aspekt janë mirë.
Albinfo.ch: Sa janë integruar ata dhe çfarë kontributi po japin në Zvicër?
Bender: Sa janë të përfshirë kosovarë në shoqëri në aspektin politik dhe social, mendoj se nuk është në nivelin e mjaftueshëm. Ne zviceranët duhet të bëjmë më tepër në aspektin e integrimit të kosovarëve dhe ndoshta komuniteti shqiptar i Kosovës duhet të bëjë edhe më shumë përpjekje për integrim. Unë jam i sigurt që është rasti me Albinfo.ch, i cili informon për suksesin e njerëzve nga Kosova që jetojnë në Zvicër. Ka raste ku ka shkrime në mediat zvicerane që dëmtojmë imazhin e kosovarëve me lajme të veprave penale, por ajo çfarë bëjmë ne (Albinfo.ch) është bëjmë një përmirësim të këtij imazhi.
Shumica e njerëzve nga gjenerata e dytë e kosovarëve në Zvicër, janë integruar si duhet, shkojnë në shkolla, universitete dhe puna jonë është që të themi se ky komunitet nuk duhet të identifikohet vetëm me ndonjë punë të keqe të ndonjë individi.
Albinfo.ch: Si trajtohet komuniteti shqiptar në Zvicër?
Bender: Një pjesë e zviceranëve nuk e pranojnë emigracionin. Por ne duhet të tregojmë se çka në të vërtetë është ky komunitet, dhe se roli i tyre në shoqëri është shumë pozitiv, edhe në aspektin ekonomik.
Pjesa e diasporës nga Kosova është pjesë e suksesit ekonomik të Zvicrës. Kjo është e rëndësishme të shpjegohet tek njerëzit.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











