Lajme
Takimi Thaçit-Daçiq, i relaksuar dhe efektiv
Në takimin e dytë të radhës në Bruksel, Thaçi e Daçiq janë marrë vesh për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, si kusht për arritjen e marrëveshjeve të reja
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, në një takim të dytë mbajtur në Bruksel në ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, janë marrë vesh për zbatimin e shpejt të marrëveshjeve të kaluara, në veçanti atë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), e cila konsiderohet jetike.
Në një darkë pune, që ka organizuar shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catrherine Ashton, palët kanë diskutuar edhe për çështjen e veriut të Kosovës. Nga Prishtina është kërkuar transparencë për fondet që Serbia i jep për strukturat paralele në veri.
Takimin e dytë të ardhës, dy kryeministrat me ngarkesën më të madhe të urrejtjes në Ballkan, Thaçi e Daçiq, e kanë vlerësuar të relaksuar dhe efektiv.
Kryeministri kosovar në një intervistë të shkurt dhënë televizionit publik (RTK) tha se çështje boshte e takimit të dytë ka qenë implementimi i marrëveshjeve që janë arrit më herët.
“Kemi rënë në një pajtueshmëri që shpejt të nis zbatimi i marrëveshjes për IBM-në, për të cilën jemi dakorduar që të nis së zbatuari nga Serbia në muajin dhjetor, marrëveshje kjo e cila është jetike për Kosovës”, tha kryeministri Thaçi, sipas të cilit, nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa zbatimin e atyre të kaluara.
Edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se në këto takime është biseduar për implementimit të marrëveshjeve ta kaluar, të cilat, sipas tij, e ndihmojnë popullin e Kosovës, pa paragjykuar statusin.
Ndërkaq në një komunikatë për media që ka lëshuar Zyra e baroneshës Ashton thuhet se palët kanë diskutuar edhe marrëveshjet e kaluar, si dhe për mbrojtjen monumenteve kulturore e fetare në Kosovë.
Ndërsa, siç thuhet në vazhdim, dy kryeministrat janë pajtuar për formimin e një grup teknik punues të përbashkët për të përgatitur studimin e fizibilitetit për autostradën Prishtinë-Nish.
Ky ishte takimi i dytë i nivelit të lartë i bisedimeve Prishtinë-Beograd për tejkalimin e mosmarrëveshjeve reciproke. Takimi është ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Cartherine Ashton ndërsa është mbështetur nda diplomacia e Shteteve të Bashkuar të Amerikës,
Sipas komunikatës së BE-së, takimin i radhës ndërmjet dy kryeministrave do të ndodhë shpejt, por pa precizuar datën.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











