Lajme
Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për mbrojtjen e të dhënave
Dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar
Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruan të mërkurën një marrëveshjen bashkëpunimi për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, Shyqyri Dekavelli. Ministri Rexhepi tha se kjo marrëveshje është e një interesi të veçantë për Republikën e Kosovës, e cila synon integrimin në strukturat euroatlantike. Kosova, siç tha Rexhepi, është në fazat fillestare të plotësimit edhe të institucioneve, por të gjitha angazhimit po i bënë sipas standarde ndërkombëtare.“Shqipëria është shumë e avancuar sepse i ka të gjitha këto struktura për më shumë se dhjetë vite dhe i ka integruar bashkë me NATO-s gjatë procesit të anëtarësimit. Këto janë standarde që struktura e NATO-s dhe shtete të caktuara i kushtojnë rëndësi të posaçme, që edhe ne po ashtu i kushtojmë dhe ne kemi filluar përmes Agjencia Kosovare e Inteligjencës”, tha Rexhepi.Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, Shyqyri Dekavelli, tha se kjo marrëveshje i hapë rrugë institucioneve tona për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara. “Është e rëndësishme sepse informacioni i siguruar ka lidhje direkt me sigurinë kombëtare dhe si e tillë, kjo marrëveshje përcakton rregulla si të mbrohet ky informacion në të dy vendet kur shkëmbehen mes institucioneve tona homologe. Këto standarde kërkohen nga dokumentet e sigurisë së NATO-s, anëtare e të cilit Shqipëria është”, tha ai. Tirana zyrtare, sipas tij, i ka plotësuar të gjitha standardet e sigurisë së informacionit të klasifikuar, qoftë të NATO-së, qoftë organizatave ndërkombëtare apo vende tjera me të cilat Shqipëria ka bashkëpunim. Kjo marrëveshje pason atë për ekstradimin e personave të kërkuara nga gjykata që u nënshkrua të martën ndemjet përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Kosova deri më tani e ka vetëm një marrëveshje, atë me Bullgarinë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










