Lajme
Kërpudhat e Kosovës “pushtojnë” BE-në
Me 55 punëtorë, kompania “Fungo FF” arrin që brenda një viti të prodhojmë më shumë se 200 tonë kërpudha. Shumicën prej tyre e eksporton në BE.
“Fungo FF” është një kompani prodhuese krejtësisht e veçantë në Republikë e Kosovë. Me qendër në Kamenicë, 70 kilometra në lindje të Prishtinës, kjo kopani është ndër të rrallat në rajon, por pothuajse e vetmja në Kosovë që produktet e veta i plason në Zvicër, por edhe në vendet tjera të Bashkimit Evropian.
“Fungo FF” me pronar Fatmir Krasniqin, nuk prodhon diçka të panjohur për qytetarët, madje në treg nxjerr një produkt shumë atraktiv dhe tepër i konsumueshëm që nga antika. Është fjala për kërpudhat champignons, apo siç njihen në zhargonin kosovar, (kërpudhat e njeriut).
Me 15 punëtorë të rregullt dhe me rreth 40 të tjerë sezonal, “Fungo FF” arrin që brenda një viti të prodhojë më shumë se 100 tonë kërpudha champignons dhe të grumbullojë rreth 100 tonë të tjera, kërpudha të malit “boletus edulis”, apo siç njihen(kërpudhat e ujkut).
Po ashtu, kjo kompani, siç deklaroi për “albinfo.ch” pronari Krasniqi, prodhon mbi 200 tonë boronica, ndërsa planifikon që brenda këtij viti të eksportojë për në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian rreth 500 tonë gështenja. “Me Përjashtim të një ndihme që na ka dhënë qeveria e Zvicrës, të gjitha investimet janë vetanake”, tha Krasniqi.
Fillimisht qendër grumbullimi
“Fungo FF”, sipas pronarit të saj, veprimtarin e vet e ka filluar në vitin 1990, si stacion për grumbullimin e kërpudhave të malit për një kompaninë sllovene “Sllovenija Sagje”. Në këtë qendër, siç tha Fatmir Krasniqi, për disa vjet janë grumbulluar kërpudhat e “ujkut” nga e gjithë Anamorava.
Ndërsa tani, sipas tij, “Fungo FF” është avancuar duke kaluar në sektor prodhimi dhe eksportimi. Krasniqi tha se kompania e tij është e ndarë në dy sektore.
“I pari merrem me grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e kërpudhave të malit dhe frutave të tjera si boronicat, dredhëzat e egra, manaferrat, gështenjat etj. Dhe sektori i dytë merret me kultivimin dhe konservimin e kërpudhave champignons”, tha ai.
Fatmir Krasniqi e konsideroi shumë të vështirë përpjekjen për të kultivuar vetë kërpudhat champignons. Duke qenë një produkt krejtësisht i rrallë dhe shumë pak i njohur si kulturë në Kosovë, ai tha se i është dashur të shëtis gjithë Evropën për të marrë mësime adekuate për kultivimin e kërpudhave.
“Gjatë periudhave të ndryshme kemi pasur rënie dhe ngritje, por fal vullnetit dhe punës që kemi bërë kemi arritur të ecim përpara. Aktualisht i kemi mbi 150 restorante, hotele e markete në Kosovë. Kemi klientelë në regjion, në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Po ashtu kemi kompani në Hungari, Holandë në Itali e Zvicër që i marrin produktet tona”, tha Krasniqi.
Partneritet për prodhimin e kërpudhës “shitaki”
Pronari i kopanisë “Fungo FF” disa ditë më parë ka qenë në Holandë, ndërsa tha se ka arrit një marrëveshje me kompani holandeze për investime të përbashkëta për kultivimin e një kërpudhe te re të quajtur “shitaki”. “Partneri do të investojë në Kosovë se ka për qellim qe t’i ndihmoj Kosovës”, tha ai.
Një pjesë e madhe e produkteve të “Fungo FF”, kryesisht të kërpudhës champignons, siç tha Krasniqi, plasohen në Kosovë, ndërsa kërpudhat e malit dhe frutat e malit, kryesisht eksportohen në Itali dhe në disa vende të tjera. “Për herë të parë kërpudha të malit i kemi eksportuar në Zvicër për Kompaninë “LT eksport import GMB”’, tha ai.
Ky prodhues kosovar nuk ka vërejtje rreth procedurave doganore, për të cilat thotë se janë përmirësuar dukshëm, ndërsa vërejtjet themelore i ka në politikat fiskale. Sipas Krasniqit, është shumë e palogjikshme që Tatimi i Vlerës së Shtuar të jetë i njëjtë sikurse për vetura luksoze, sikurse për makina prodhuese.
Po ashtu ai tha se për gjithë këtë periudhe kohore, nuk ka marrë asnjë euro subvencion nga Qeveria e Kosovës. E vetmja ndihmë që i ka bërë qeveria, siç thotë Krasniqi, është ftesa që i ka bërë IPAK (Agjencia për promovimin e Investimeve) për të plasuar produktet e saja në BE.
Pavarësisht kësaj, kompani “Fungo FF”, po e promovon Kosovën në vendet e Bashkimit Evropian. Ndryshe nga kompanitë tjera që më shume importojnë, Kosova mund të krenohet se të paktën në BE eksporton kërpudha.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









