Lajme
Zvicra, milionë euro investime për ujërat e Maqedonisë
Nga viti 1994 e deri tani për përmirësimin e cilësisë së ujërave në Maqedoni, Zvicra ka investuar rreth 40 milionë franga
Qeveria e Zvicrës ka ndarë një vlerë prej 16.3 milionë frangash për ndërtimin e një impianti për pastrimin e ujit në Kumanovë. Ky është investimi më i madh zviceran në sektorin e ujit në Maqedoni në këto vitet e fundit, ndërsa që nga viti 1994, Berna zyrtare i ka investuar më shumë se 40 milionë euro në pastrimin e ujërave në këtë shtet.
“Tani edhe disa qytete të tjera po përpiqen të sjellin standarde të tilla serioze në ekologji, sikurse bëmë ne, pesë vjet më parë. Shpresoj që në të ardhmen, pasi ky është obligim edhe i Bashkimit Evropian, të gjithë qytetet në Maqedoni të kenë teknologji të tilla për pastrimin e ujërave të zeza”, tha Viktor Bozhinovski, drejtor ndërmarrjes “Ujësjellësi”në Kumanovë.
Me impiantin për pastrimin e ujit që është ndërtuar në Berovë me ndihmën zvicerane në vlerën prej 10 milion frangash, lumi i Bregallnicës, siç raporton “Bota sot”, është ngjallur sërish. Ujërat në këtë lumë, i dyti për nga madhësia në Maqedoni, siç thuhet në njoftim, po përdoren sërish për ujitje, për blegtorinë dhe për peshkim.
“Nëse më parë shfrytëzuesit e ujit të lumit të Bregallnicës, bujqit që vaditnin të mbjellat, nuk kanë mundur ta bëjnë këtë, për shkak të prishjes së farës së mbjellë, tani mund ta bëjnë këtë lirshëm dhe me rendiment. Pra, treguesi më i mirë është se shoqata e peshkimit nga Berova ka bërë dy herë pllenimin e lumit”, tha Dragi Naxhinski, kryetar i komunës së Berovës.
Në Prespë në pastrimin e ujit të lumit, ndërkaq janë investuar rreth 4 milionë franga zvicerane, kurse këtë vit në korrik, Zvicra ndau edhe 5 milionë franga të tjera në projektin për mbrojtjen e liqenit të Prespës.
“Me mbrojtjen e liqenit të Prespës po krijojmë kushte për mirëqenie edhe për qytetarët e komunës së Resnjës, për shkak se, edhe pse kjo do të thotë jetë për Resnjën, mollët, banorët do të kenë mundësi që të zhvillojnë edhe turizmin në Prespë, që ishte lënë pas dore për vite me radhë”, tha Mihail Vollkanovski, kryetar i komunës së Resnjës
Kështu Zvicra dhuroi 970 mijë franga për rindërtimin e stacioneve të pompimit në Ohër dhe në Strugë. Në rrjedhë e sipër është edhe projekti për furnizimin me ujë të Gostivarit, për të cilin Zvicra ka ndarë 2.3 milionë franga dhe projekti për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujit në Koçanë me një vlerë prej 20 milionë franga.
Nga viti 1994 e deri tani për përmirësimin e cilësisë së ujërave në Maqedoni, Zvicra ka investuar rreth 40 milionë franga.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












