Lajme
Konfiskohen 40 kg ari, një toger në pranga
Janë konfiskuar 13 kilogram ari të pastër dhe 27 kg lëndë ari të përpunuar. Në pranga, një toger i policisë dhe tre qytetarë
Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike të Policisë kanë konfiskuar 40 kilogram ari, ndërsa kanë arrestuar një epror të policisë dhe tre qytetarë. Të arrestuarit janë nga rajoni i Pejës, ndërsa aksioni për kapjen e tyre ka zgjatur më shumë se 14 orë.
Sipas informatave që ka lëshuar Zyra e Inspektoratit Policor, të arrestuarit apriori dyshohen se janë të inkriminuar në vjedhjen e më shumë se 40 kilogramëve të arit, brenda Dhomës së Dëshmive në Stacionin e Policisë në Pejës.
Sipas informatave që ka lëshuar Policia e Kosovës, janë konfiskuar 13 kg ari i pastër dhe 27 kg lëndë ari i përpunuar. “Është duke u hetuar nëse ari i vjedhur është ai i Dhomës së Dëshmive në Stacionin e Policisë në Pejë”, tha shefi i Inspektoratit Policor, Fitim Shishani.
Shishani, siç raportoi RTK, ka thënë se Inspektorati Policor i Kosovës është i përkushtuar për të monitoruar vazhdimisht sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, më 2 qershor të këtij viti është raportuar nga Policia e Kosovës se nga Dhoma e Dëshmive në Stacionin e Policisë në Pejë, janë zhdukur rreth 40 kilogramë ari.
Kjo ishte edhe një lajm i keq i Policisë, pas vjedhjes spektakolare që kishte ngjarë në prill të vitit 2009, në Dhomën e Dëshmive në Prishtinë, kur u “tretën si kripa në ujë” 47 kg heroinë, 3 milionë euro në valuta të ndryshme, një çantë e zezë me disa dëshmi etj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












