Lajme
Ish-shefi i SHK-ut, hyn në politikë
Kadri Vesli, ish shefi i SHIK-ut hyri në vendlindjen e tij në Mitrovicë, si anëtar i thjeshtë i PDK-së. Ai synon majat e partisë
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) Kadri Vesli i njohur si “Luli”, të premten pasdite edhe zyrtarisht hyri në politikë, duke e marrë librezën e anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Vesli hyri në nëndegën e lagjes Bajr në Mitrovicë, në vendlindjen e tij, si anëtar i thjeshtë. Me të marrë librezën e PDK-së, Veseli tha se është i gatshëm për të hyrë në politikë dhe për të marrë përgjegjësi për zhvillimet në vend. Ai tha se ka kontribuar për çlirimin, zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës, ndërsa tashmë “ka ardhur koha që të hyj edhe në politikë, sepse veni ka nevojë për mua” Kadri Veseli ka qenë njëri nga udhëheqësit dhe themeluesit e UÇK-së, ndërsa pas përfundimit të luftës, ka drejtuar SHIK-un, një shërbim informativ i cili i ka shërbyer kryesisht partisë së kryeministri Hashim Thaçi. Ky shërbim zyrtarisht është shuar në vitin 2008, ndërsa disa nga agjentët e saj janë akuzuar për disa vepra kriminale. Ndërsa “Luli” është një personalitet me shumë emër, por shumë i panjohur për opinionin. Qytetarët atë e njohin vetëm nga dy intervistat që ai i ka dhënë në dy televizione vendore. Ndryshe Kadri Veseli do t’i nënshtrohet garës zgjedhore nga nëndega në degë, e më pas edhe në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë Demokratike të Kosovës që është parashikuar të mbahet më 15 dhjetor. Ndryshe dje zyrtarisht PDK i ka nisur zgjedhjet e brendshme, ndërsa Kadri Veseli synon majat e saj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










