Lajme
Japonia ndihmon Kosovën me 43 kamionë modern
Gjashtë komunat e Kosovës pëfitojnë 43 kamionë modern për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave
Qeveria e Japonisë nëpërmjet Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, (JICA) iu ka dorëzuar institucioneve të Kosovës një donacion prej 43 kamionësh modernë për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, me një vlerë rreth 5 milionë euro. Këta kamionë do t’u shpërndahen gjashtë komunave të Kosovës.
“Qeveria është duke bërë çdo gjë që ka në mundësi për të krijuar parakushtet për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët tonë. E shërbimet e tilla mund të përmirësohen vetëm falë përkrahjes nga miqtë tanë, siç është Japonia”, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Këto komente kreu i MZHE-së i bëri në ceremoninë e pranim-dorëzimit të 43 kamionëve për mbledhjen e mbeturinave. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, ambasadori i Japonisë në Vjenë, Shigeo Iwatani, ambasadori i Kosovës në Tokio, Ahmet Shala, kryetarët e Komunave të Prizrenit dhe Suharekës dhe zyrtarë lokalë.
“Ne e çmojmë shumë faktin se marrëveshja për këta kamionë është nënshkruar në vitin 2010, dhe që ajo nuk është zbatuar deri tash për shkak të zhvillimeve në Fukoshima, por besimi që Japonia ka dëshmuar se ka tek populli i Kosovës dhe ndihma ekonomike dhe politike që ajo ka ofruar përbëjnë dhuratën më të çmuar për popullin dhe institucionet e Kosovës”, tha Beqaj.
Qeveria e Kosovës, sipas tij, është duke e bërë punë të madhe për t’u siguruar qytetarëve jetë më të mirë dhe jeta më e mirë sigurohet me shërbime më të mira dhe me mjedis më të shëndoshë i cili mund të sigurohet nga ndërmarrjet publike, ndërsa ka falënderuar Japoninë për këtë kontribut të çmuar.
Ndërkaq, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi tha se ky është një projekt i madh i cili flet vet. Këta kamionë, sipas tij, të cilët shërbejnë për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave urbane, do t’iu shpërndahen komunave: Prizren, Prishtinë, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash.
“Pa dyshim ky projekt me vlerë mbi 5 milionë euro do të ndikojë dukshëm që banorët e këtyre komunave të gëzojnë një ambient më të shëndoshë”, tha Gashi duke vlerësuar kontributin e Japonisë për përmirësimin e mjedisit në Kosovës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











