Lajme

Vjedh bankën me një shpatë

Me shpatë në dorë, një burrë ka sulmuar të shtunën një bankë franceze (Toulouse, Francë). Pas grabitjes së parave, ai ka plagosur drejtorin e bankës dhe ka ikur menjëherë, ka bërë të ditur xhandarmëria lokale.

Sipas hetimeve paraprake, njeriu në fjalë ka hyrë në agjenci në orën 8:35. Ai ka kërcënuar punonjësit e bankës me një shpatë dhe me një pistoletë. Ndërkohë që ai kishte arritur të marrë paratë që kërkonte, drejtori i bankës hyn po ashtu në bankë. Menjëherë hajni i armatosur plagos me shpatë drejtorin dhe largohet me nxitim. Sipas policisë, jeta e drejtorit nuk është në rrezik.

Ndërkaq, mësohet nga mediet e ndryshme se hajni, i cili kishte ikur këmbë, kishte harruar qesen e mbushur me të hollat e vjedhura.

Katër orë më vonë ai është gjetur në shtëpinë e tij, ku kishte parkuar makinën me të cilën kishte arritur në bankë.