Lajme
Më shumë vjedhje nga “turistët kriminelë”
"Shumica e vjedhjeve janë regjistruar në llogari të të ashtuquajturve ‘turistë kriminelë’", thotë Bernhard Graser nga policia e Argaus
Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti raportohet për rreth një të katërtën më shumë vjedhje nga kompanitë e sigurimit në gjithë Zvicrën, shkruan «Der Sonntag».
Në “Baloise” ishin shënuar 20 për qind më shumë raste të vjedhjeve, thuhet në të dhënat AXA Winterthur. Mobiliar thotë të ketë regjistruar 26 për qind më shumë raste të vjedhjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Shumica e vjedhjeve janë regjistruar në llogari të të ashtuquajturve ‘turistë kriminelë’”, thotë Bernhard Graser nga policia kantonale e Argaus.
Bandat e vjedhësve janë të organizuar mirë. Ata vijnë dhe shkojnë nëpër autostradat e Zvicrës.
“Veçanërisht janë prekur zona banimi përgjatë autostradave A1, A2 dhe A3. “Turistët kriminelë kanë në shënjestër fshatra dhe qytete, ku mundësia për ikur është më e shpejtë”, tha Graser.
Basel: 45 për qind, vjedhjet në rritje
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, gjatë 2011-ës janë kryer 52.735 vjedhje. 19.410 herë janë plaçkitur ndërtesat e banimit, destinacioni më i popullarizuar i kriminelëve. Në vendin e dytë janë shtëpitë me 9075 raste. Vetëm 11.5 për qind e tyre janë zbuluar dhe janë kapur nga policia, ngase bandat e hajnave janë në lëvizje.
Bandat mund ta kenë në shënjestër Aargaun, por nesër do të sulmojnë përsëri në Zvicrën Lindore. “Përveç kësaj, hajnat janë ditë e natë në punë”, tha Graser.
Më i prekur nga vjedhjet në rritje është Baseli. Bëhet fjalë për 45 për qind më shumë vjedhje prej fillimit të vitit. Gjatë muajve korrik dhe gusht janë regjistruar në qytete 60 për qind më shumë vjedhje krahasuar me vitin e kaluar. Kantonet Solothurn dhe Aargau janë goditur tepër shpesh nga vjedhësit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












