Lajme
Jahjaga: As ndarje, as shkëmbim territoresh
Presidentja e Kosovës ka thënë se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asgjë më shumë se sa që parashikon pakoja e Ahtisaarit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asgjë më shumë se sa që parashikon pakoja e AhtisaaritPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kundërshton çdo mundësi që veriut të Kosovës t’i jepet status i veçantë, ndërsa e sheh si opsion të pamundur që të ketë shembim territoresh ndërmjet veriut dhe Luginës së Preshevës. Derisa i jep mbështetje të pa rezervë dialogut Prishtinë-Beograd, ndarjen e Kosovës, Jahjaga e shesh si iluzion.
Në një intervistë dhënë agjencisë KosovaPress, presidentja Jahjaga ka thënë se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asgjë më shumë jashtë pakos së presidentit Ahtisaari.
“Nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndarje të Serbisë, nuk ka shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka shpërngulje apo shkëmbim të popullsisë, nuk ka status të veçantë dhe nuk ka autonomi të veçantë. Zgjidhja e vetme është vetëm e vetëm përbrenda Pakos së Ahtisaarit dhe implementimit të fuqishëm dhe të hollësishëm të këtij dokumenti që tanimë është inkorporuan në kushtetutën e vendit tonë”, ka thënë presidentja.
Ajo ka thënë se për të gjitha çështjet e hapura duhet të zhvillohen bisedimet, si e vetmja alternative për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa sa i përket pjesës së veriut ajo tha se në vitin 2013 duhet mbahen zgjedhjet e lira lokale, me qëllim që atë rajon ta përfaqësojnë zyrtarët legjitimë.
“Në vitin e ardhshëm do të mbahen edhe zgjedhjet lokale ku do t’i kemi përfaqësuesit e zgjedhur legalë dhe legjitim që përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe askënd, e aq më pak me Serbinë s’do të bisedojmë për këto çështje të brendshme të Kosovës. Ne tanimë vetëm kemi hapur dialogun në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në kuadër të kornizave të Pakos së Ahtisaarit apo Planit të Ahtisaarit për implementimin më të fuqishëm të këtij plani në terren përbrenda këtyre”, ka thënë ajo.
Presidentja Jahjaga nuk ka lënë anash as protestën e Vetëvendosjes, kundër vazhdimit të dialogut dhe reagimit të policisë së Kosovës. Ajo tha se askush nuk ka imunitet mbi ligjin, për manipulimin e masave dhe as për tejkalimin e kompetencave, “Policia e Kosovës nuk mund të përdoret për qëllime politike”, tha presidentja.
Jahjaga edhe në këtë intervistë i ka dhënë mbështetje bisedimeve Kosovë-Serbi. “Dialogu nuk është vetëm mënyra më e mirë, por është mënyra e vetme me të cilën ne si shtet i pavarur dhe si shtet sovran do ta detyronim dhe do ta obligonim Serbinë që t’i përmbushë të gjitha obligimet e veta karshi Kosovës dhe karshi normave e standardeve Ndërkombëtare”, tha Jahjaga.
Numri një i shtetit kosovar tha se e mirëpret reagimin e Vetëvendosjes për dialogun, por tha se nuk ka alternativë, prandaj duhet të konceptohet si diçka reale.
“Unë kam mirëkuptim për qëndrimet e opozitës, mirëpo nuk kemi alternativë tjetër përveç procesit të dialogut me të cilin duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet në mes të të dyja shteteve tona. Në mes të barabartëve nuk ka kushtëzime dhe ka respekt, ka mirëkuptim, ka respekt të normave dhe standardeve ndërkombëtare, ka dëshirë dhe synim për arritjen e marrëveshjeve që shkojnë të favor dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka thënë presidentja Jahaga.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












