Shqipëria
Rama u bën thirrje emigrantëve të investojnë në shtëpitë e tyre
Kryeministri ritheksoi dhe një herë thirrjen për aplikime nga ata që duan t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina apo kush do të ndërtojë hotele në këto zona
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u drejtoi një thirrje emigrantëve, që të ardhurat e 20 viteve punë t’i investojnë në shtëpitë e prindërve apo gjyshërve të tyre, në kuadër të projektit 100 Fshatrat që përfshin “Rilindja Rurale”.
“Është e padiskutueshme që këto investime do të mund të kthejnë mbrapsht fitim shumë më tepër sesa çfarë mund të fitohet sot në Greqi apo Itali”, deklaroi kreu i qeverisë.
Kryeministri veçoi Voskopojën me histori qytetërimi dhe shenjtësh, sot një fshat i bukur turistik, edhe pse ende vështirësish i arritshëm, siç tha Rama: “Një fshat që është quajtur “Sikstina e Lindjes” me 7 kisha të mrekullueshme dhe me kurorën e Shën Prodhonit, kur nuk ka javë që të mos vijnë turistë të huaj”, përcjell albinfo.ch.
Produktet e 100 fshatrave do të promovohen në një rrjet dyqanesh “Made in Albania”. Dhe në këtë kuadër Voskopoja ka të paktën tre produkte që i çon në këtë vitrinë nga tryeza e saj. “Mishin, bulmetin dhe petkat”, tha Rama.
Kryeministri ritheksoi dhe një herë thirrjen për aplikime nga ata që duan t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina apo kush do të ndërtojë hotele në këto zona. Qeveria parashikon që të ngrihet vala e parë e një zhvillimi të strukturuar rural.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















