Lajme
Britania nuk dëshiron negociata të pafund
Diplomacia britanike i dha mbështetje dialogut Prishtinë-Beograd, por kërkoi që këto negociata të kenë një limit
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague i ka dhënë mbështetje vazhdimit të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së, por ka kërkuar që negociatat të kenë një fund. Ai tha se ia ka bërë me dije Serbisë se e ardhja për në BE nënkupton fqinjësi të mirë me Kosovën.
Këto deklarata diplomati Hague i bëri gjatë një konference për media mbajtur në Prishtinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Hague po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Prishtinë.
“E mbështes fuqishëm takimin që është mbajtur javën e kaluar, me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton. E rëndësishme është që të bëhet progres dhe të vazhdojmë përpara. Ky nuk është një dialog që mund të fillojë dhe të përfundojë, mund të vazhdojë përgjithmonë”, tha Hague.
Gjithmonë, sipas tij, Brukseli ka qenë i qartë me Serbinë se çfarë kërkohet në çdo fazë. “Kemi qenë të qartë edhe për kushtet që Serbia të jetë kandidat për anëtarësim në BE. Personalisht kam qenë në Beograd bashkë me kolegun tim gjerman, dhe kam thënë se harta ka përfunduar në Evropën Juglindore”, tha Hague. Nëse, Serbia siç tha ai, dëshironi të jetë kandidat për anëtarësim në BE, duhet t’i përgjigjen ftesës për dialog me Kosovën.
“Ajo që duam është që të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, të ulur në të njëjtën tavolinë. Në këtë tavolinë në Bruksel, duke e trajtuar njëri-tjetrin si partnerë të barabartë dhe me marrëdhënie të mira bilaterale mes tyre”, tha shefi i diplomacisë britanike.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se raportet mes shtetit të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raporte të shkëlqyera dhe në të gjitha rrafshet, ndërsa rikonfirmoi gatishmërinë e Prishtinës për vazhdimin e negociatave me Beogradin.
“Kosova është gati për të vazhduar këtë proces, është ndërtuar një konsensus i gjerë politik në Kosovë, shumëpartiak dhe gjithë etnik”, u shpreh kryeministri kosovar. Sipas Thaçit, kjo është shumë e rëndësishme edhe për faktin, se këtë proces edhe mbështet BE dhe SHBA.
Kapitulli i konflikteve dhe problemeve të mëhershme në Ballkan, sipas Thaçit, gradualisht po përmbyllen dhe po hapet një kapitulli i ri i bashkëpunimit, i paqes, i stabilitetit, i frymës euro-atlantike.
“Kosova do të integrohet në të ardhmen e afërt edhe në NATO, edhe në Bashkimin Evropian, por edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, shpreson Thaçi. William Hague megjithatë tha se Mbretëria e Bashkuar është njëra nga mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës gjithkund në botë.
“Vij këtu i vetëdijshëm për miqësinë e fuqishme që është mes dy vendeve tona. E mirëpres faktin që me 10 tetor BE i dha Kosovës një angazhim të qartë, negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Ky është momenti i parë historik në udhëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Hague.Mbretëria e Bashkuar, sipas tij, është një mbështetëse lider për zgjerimin e Bashkimit Evropian, për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor. Kosova, ndërkaq sipas tha ai, ka bërë përparime të dukshme në katër vitet e gjysmë që nga pavarësia e vendit.
“E përgëzoj kryeministrin dhe kabinetin e tij edhe njëherë, që arriti të përmbush kushtet për të përmbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë. Siç e kam diskutuar me të dhe kolegët e tij, një kapitull i ri tash është hapur, në marrëdhëniet Kosovë-BE”, tha Hague, sipas të cilit, Kosova duhet të bëjë progres në kushtet e njëjta dhe të trajtohet njësoj si edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Progresi drejt anëtarësimit në BE, siç tha ai, do të jetë përfitues për të gjithë qytetarët e këtij vendi, por kërkohet më shumë punë në ekonomi, sundim të ligjit, në luftën kundër korrupsionit, reformat energjetike, administratë publike, etj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











