Lajme
Sot, festa e Kurban Bajramit në Shqipëri dhe Maqedoni
Nryshe nga Shqipëria dhe Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës festojnë nesër

Besimtarët myslimanë në Shqipëri e Maqedoni, kanë nisur kremtimin e Kurban Bajramit, njërën ndër festat më të rëndësishme të konfesionit Islam në botë. Besimtarët kanë falur në mëngjesin e të enjtes namazin e Bajramit, me të cilin zyrtarisht nisin tri ditët e festës së sakrificës.
Besimtarët të fesë islame, në dy qendrat e banuara me shqiptarë, Tiranë dhe Shkup, kanë mbushur xhamitë dhe sheshet për faljen e Bajramit. Ndërsa klerikët e bashkësive islame kanë përcjellë mesazhe përgëzimi, me shpresë që besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit e bamirësisë.
Në Tiranë, sikurse edhe viteve të tjera, në mungesë të xhamive, besimtarët kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në qendër të qytetit, ndërsa policia kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve për të krijuar kushtet të nevojshme për faljen e namazin të Kurban Bajramit. Ndërsa në Maqedoni namazi i Kurban Bajramit është falur nëpër xhami, nëpër të gjitha qendra ku jetojnë myslimanët.
Shqiptarët në Ballkan, këtë festë e kremtojnë të ndarë, derisa Shqipëria dhe Maqedonia e kanë nisur sot kremten e Bajramit, Kosova dhe Lugina e Preshevës e festojnë nesër.
Kjo ndarje ka ndodhë pasi që Shkup e Tirana së bashku me Turqinë, e kanë caktuar këtë datë në bazë të kalendarit të hixhretit më herët, ndërsa Kosova e feston bashkë me Arabinë Saudite. Bashkësia Islame e Kosovës shtyrjen e kësaj feste e ka lidhur me daljen e haxhinjve në Arafat.
Kjo ndarje në Ballkan është reflektuar edhe të shqiptarët në diasporë, disa mërgimtarë e kanë nisur sot kremten e Bajramit, ndërsa disa të tjerë e nisin nesër.
Kurban Bajramin kurorëzohet me vizitën në Mekë – haxhi, që është kushti i pestë i Islamit. Në këtë ditë myslimanët e botës, në bazë të kushteve ekonomike, therin kurban (dele, dash, cjap, gjedhe, deve) që simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Allahut. Një e treta e mishit të kurbanit, duhet t’u shpërndahet njerëzve në nevojë.
Kjo ditës festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban.
E-Diaspora
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se të dielën, me...
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
Jeta në Austri
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht? JJ, talenti i ri austriak, mahniti jurinë dhe audiencën në Festivalin e Këngës në Eurovision që...
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin