Kuriozitete
Vetëm 5 për qind e aeroporteve ndërkombëtare kanë emra femërorë
Pas vdekjes së kancelarit gjerman Helmut Schmidt ishte afërmendsh: aeroporti i vendlindjes së tij do të mbante emrin e politikanit të majtë gjerman. Në nëntor 2016, një vit pas vdekjes së tij ishte zyrtare: Aeroporti i Hamburgut mori emrin e Helmut Schmidt

Emri i aeroporteve është sinonim i identitetit të një shteti, por interesante se shumica e tyre kanë emra të personaliteteve burra: Aeroporti i Mynihut ka emrin e politikanit Franz Josef Strauß, i Stuttgartit emrin e Manfred Rommel, ndërsa kryeqyteti gjerman emrin e ëilly Brandt, shkruan bento.de.
Sa aeroporte të mëdhenj kanë emra femërorë?
Në botë ka 267 aeroporte ndërkombëtare që janë emërtuar me emrin e një personaliteti, prej të cilëve vetëm 11 sosh kanë emrin e ndonjë gruaje.
Më poshtë është lista:
Shqipëri: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës quhet Nënë Tereza, për nder të humanistes Gonxhe Bojaxhiu.
Turqi: Sabiha Gökçen në Stamboll, sipas pilotes së parë turke.
Jordan: “Queen Alia International Airport” – Amman, e emërtuar sipas mbretëreshës jordaneze.
Spanjë: Aeropuerto de Tenerife Sur Reina Sofía, sipas mbretëreshës spanjolle.
Nigeria: Margaret Ekpo International Airport, Calabar, sipas politikanes dhe aktivistes për të drejtat e grave.
Pakistan: Benazir Bhutto International Airport, Islamabad, sipas ish kryeministres palestineze.
Indi: Indira Gandhi International Airport, Nju Delhi, sipas ish kryeministres indiane.
Indonezi: Cut Nyak Dhien Airport, Suka Makmue, sipas Heroinës Kombëtare dhe luftëtares indoneziane.
Brazil: Ibaiti Airport, sipas politikanes Moisés Lupion.
Brazil: Senadora Eunice Michiles Airport, Sao Paulo de Olivença, sipas politikanes.
Republika Domenikane: María Montez International Airport, Barahona, e emërtuar sipas aktores.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri